Filipçe: Për vaksinimin e fëmijëve duhet paraqitje në ueb-faqe

Prindërit dhe kujdestarët të cilët dëshirojnë t’i vaksinojnë fëmijët prej 12 deri në 16 vjet kundër KOVID-19 do të duhet patjetër t’i paraqesin nëpërmjet ueb-faqes vakcinacija.mk, prej të enjtes, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

“Patjetër duhet të caktohen termine pasi që vaksina ‘Pfizer’ pasi që të hapet njëherë patjetër duhet të vaksinohen 6 persona, pasi që te shishja ka 6 doza. Nëse paraqiten 1 ose 2 fëmijë ka rrezik që të hidhen një numër i caktuar i shisheve. Nuk dëshirojmë që kjo të ndodh. Për atë, prindërit dhe kujdestarët do të munden t’i regjistrojnë fëmijët dhe nga e premtja të fillojë aplikimi i vaksinave”, tha Filipçe sot para hapjes së pikës për vaksinim në Shuto Orizare.

Ndryshe, fëmijët do të mund të vaksinohen vetëm me vaksinën Pfizer.

Prej sot filloi vaksinimi pa termin të caktuar dhe vaksinimi në terren.

Numri i të vaksinuarve në RMV ka arritur gati në 409 mijë.

Të premten në RMV ka arritur një donacion prej 100 mijë vaksinash “AstraZeneca” nga Greqia. Vaksinat janë shpërndarë nëpër pikat e vaksinimit dhe dedikohen për persona mbi 60 vjeç, në pajtueshmëri me strategjinë për vaksinim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button