RMV, u sanksionuan 122 motoristë në të gjithë vendin

Gjatë ditës së djeshme, u zhvillua një kontroll i intensifikuar i veprimit në territorin e RMV-së për sanksionimin e shkeljeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, ku u sanksionuan 122 shoferë, informojnë Ministria e Punëve të Brendshme njofton Portalb.mk

Nga të dënuarit, 74 shoferë nuk kishin vendosur helmeta mbrojtëse gjatë vozitjes, kurse 27 prej tyre kishin vozitur pa patentë shoferi, gjithashtu  edhe shkeljet e tjera u sanksionuan.

Nga MPB informojnë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Ne u bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button