Në RMV filloi vaksinimi në terren, prej nesër edhe në fshatrat e Tetovës

Autoritetet shëndetësore në RMV njoftuan prej sot nis vaksinimi në terren, ku ekipe mobile shëndetësore do të shkojnë nëpër fshatra dhe mjedise rurale për të vaksinuar qytetarët të cilët nuk kanë një termin të caktuar. Nga Shtëpia e Shëndetit në Tetovë (IPSh), njoftuan se vaksinimi në terren – nëpër fshatra do të fillojë nga dita e martë (13 korrik), ku ekipet mobile do të qëndrojnë nga një deri në dy orë në një vendbanim, njofton Portalb.mk.

Nga IPSH, infermierja kryesore Drita Ziberi thotë për Portalb.mk se vaksinimi në terren do të fillojë prej nesër kurse llojet e vaksinave që do të jepen varen nga ajo se cilat do ju thotë Ministria e Shëndetësisë.

“Banorët e fshatrave janë të lajmëruar nëpërmjet drejtorëve, kryetarëve të komunave, mediumeve si dhe kemi dërguar fletushka informative”, thotë Ziberi.

“Nëse interesimi për vaksinim do të jetë i lartë, dhe do e tejkalojë kohën e paraparë për një vendbanim, atëherë ekipet mobile do të qëndrojnë më gjatë në atë pikë ose do të gjejnë zgjidhje tjetër, dhe nuk do i lënë njerëzit të pa vaksinuar. Nëpër fshatrat më të mëdha do të ketë nga dy ekipe”, shtoi Ziberi.

Sipas Ziberit, aplikimi i dozës së dytë do të bëhet përsëri në teren, ekipet mobile prapë do të shkojnë nëpër fshatra dhe do e kryejnë vaksinimin me dozën e dytë.

Vendi dhe Oraret për vaksinim në terren në rajonin e Tetovës, burimi: Shtëpia e Shëndetit Tetovë

Vendi Data Ora
Zhelinë 13-07-2021 08-10
Strimnicë 13-07-2021 08-10
Leshnicë e Epërme 13-07-2021 10-11
Leshnicë e Poshtme 13-07-2021 10-11
Pallaticë 13-07-2021 11-12
Trebosh 13-07-2021 11-12
Uzurmisht 13-07-2021 12-13
Vratnicë 14.07.2021 08-10
Jazhincë 14.07.2021 08-10
Rogaçevë 14.07.2021 10-11
Staro Sellë 14.07.2021 10-11
Orashë 14.07.2021 11-12
Bellovisht 14.07.2021 11-12
Odër 14.07.2021 12-13
Poroj 15.07.2021 08-10
Xhepçisht 15.07.2021 10-11
Xhermë 15.07.2021 11-12
Tearcë 15.07.2021 08-10
Përshefcë 15.07.2021 10-11
Gllogjë 15.07.2021 11-12
Sllatinë 15.07.2021 12-13
Leshkë 15.07.2021 13-14
Neproshten 15.07.2021 14-15
Dobrosht 16.07.2021 08-10
Nerasht 16.07.2021 10-11
Shemshovë 17.07.2021 08-10
Siriçinë 17.07.2021 10-11
Perlibisht 17.07.2021 11-12
Ozurmisht 17.07.2021 12-13
Ratajë 17.07.2021 13-14
Tudenicë 17.07.2021 14-15
Zhillcë 17.07.2021 14-15
Raotincë 17.07.2021 08-10
Jegunovcë 17.07.2021 10-11
Janiçishtë 17.07.2021 11-12
Podberegë 17.07.2021 12-13
Kopanicë 17.07.2021 13-14
Sellcë 22.07.2021 08-10
Vicë 22.07.2021 10-11
Lavcë 22.07.2021 11-12
Shipkovicë 22.07.2021 08-10
Veshallë 22.07.2021 10-11
Brodec 22.07.2021 11-12
Lisec 22.07.2021 12-13
Gajre 23.07.2021 13-14
Bozovcë 23.07.2021 14-15
Reçicë 24.07.2021 08-10
Reçicë e Madhe 24.07.2021 10-11
Reçicë e Vogël 24.07.2021 11-12
Kallnik 24.07.2021 12-13
Çiflig 24.07.2021 13-14
Pallçisht 26.07.2021 08-10
Novakë 26.07.2021 10-11
Kamjan 26.07.2021 11-12
Siniçan 26.07.2021 12-13
Urvicë 26.07.2021 13-14
Jellovjan 26.07.2021 14-15
Bogovinë 27.07.2021 08-10
Novo Sellë 27.07.2021 10-11
Sellca e Keçe 27.07.2021 11-12
Brvenicë 28.07.2021 08-10
Sedllarcë 28.07.2021 10-11
Pirok 28.07.2021 11-12
Rakovec 28.07.2021 12-13
Zherovjan 29.07.2021 08-10
Sedllarcë e Epërme 29.07.2021 10-11
Radovisht 29.07.2021 11-12
Tenovë 29.07.2021 12-13
Stençe 29.07.2021 13-14
Vollkovijë 29.07.2021 14-15
Gurgurnicë 29.07.2021 15-16
Çellopek 30.07.2021 08-10
Bllacë 30.07.2021 10-11
Militinë 30.07.2021 11-12
Çellopek i Ri 30.07.2021 12-13
Grupçin 03.08.2021 08-10
Llërcë 03.08.2021 10-11
Debërcë 03.08.2021 11-12
Çiflig 03.08.2021 12-13
Kapaçindoll 03.08.2021 08-10
Rogle 03.08.2021 10-11
Novo Sellë 03.08.2021 11-12
Merovë 03.08.2021 12-13
Cerovë 03.08.2021 13-14
Sallarevë 03.08.2021 14-15

Sot në RMV, ka filluar edhe vaksinimi pa termin nëpër pikat ekzistuese të vaksinimit, në shtëpitë e shëndetit dhe në spitalet në vend. Qytetarët kanë mundësi të vaksinohen pavarësisht nëse janë ose nuk janë regjistruar në uebfaqen vakcinacija.mk dhe paralelisht do të kryhet edhe vaksinimi i qytetarëve që kanë aplikuar në vakcinacija.mk.

Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se qytetarët të cilët duan të vaksinohen me vete mjafton të kenë një dokument identifikimi që të dhënat e tyre të futen në sistemin termini im. Qytetarët që nuk kanë të caktuara termin për t’u vaksinuar, dozën e parë do ta marrin në punktet e shtëpive të shëndetit, spitaleve apo poliklinikave, kurse në sallat e sporteve do të bëhet procesi i ri-vaksinimit për ata qytetarë që e kanë marrë dozën e parë.

Vaksinimi pa termin po realizohet edhe në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë.

“Sot është dita e parë dhe interesimi është i madh, por i mbërrijmë, për momentin nuk ka ndonjë ngatërresë. Ka grumbullim pak më të madh të njerëzve, sepse këtu ka vetëm dy kompjuterë nuk është si në sallë, por është duke ecur mirë, vaksinimi në IPSH ka filluar nga ora tetë në mëngjes dhe do të zgjas deri në ora tetë në mbrëmje”, thotë Drita Ziberi, infermierja kryesore e IPSHT.

Ndryshe, në RMV deri më tani gjithsej janë aplikuar 640.886 doza, kurse të rivaksinuar janë 240.651 persona.

LEXO: Prej sot, vaksinimi në RMV pa termin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button