Qyteti i Shkupit paralajmëron urë të re midis vendbanimeve Karposh 4 dhe Zlokuqani

Nga Qyteti i Shkupit informojnë se kryetari, Petre Shilegov, nënshkroi marrëveshje me Qeverinë dhe TAV. Me të cilën mundësohet realizimi i projektit për urë në rrugën Ljubljanska në Karposh. Vlera e kontratës është 382.5 milion denarë përfshirë TVSH-në, ndërsa afati për realizim është viti 2023, njofton Portalb.mk.

“Funksionimi i trafikut pa pengesa dhe zvogëlimi i mbingarkesës është një nga prioritetet e qytetit. Pikërisht për këtë, përveç punës në urën “Mihajlo Apostolski” në bulevardin ASNOM do të fillojë puna për ndërtimin e një ure tjetër që do të lidhë dy pjesë të qytetit. Me këtë urë do të lidhen rruga Lubjanaska dhe blvd. Ilinden me Rrugën Skupi në Komunën Karposh. Sipas planit ura do të ketë 4 korsi, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta në të dy anët e rrugës. Gjatësia e përgjithshme e rrugës është 940 metra ndërsa gjatësia e urës është 113 metra “, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Marrëveshja u nënshkrua në përputhje me vendimin e Qeverisë për rishpërndarjen e fondeve nga koncesionerit TAV, të cilat ishin të destinuara për ndërtimin e një kargo aeroporti në Shtip në vlerë totale prej 35 milionë euro duke e filluar kështu zbatimin e 99 projekteve të infrastrukturës në 75 njësitë e vetqeverisjes lokale në të gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button