Së paku 49 njerëz të vrarë në përleshjet në Niger

Së paku 49 persona, përfshirë 40 sulmues të armatosur, u vranë në një përleshje në jugperëndim të Nigerit, pranë kufirit me Malin.

Ministria e Mbrojtjes e Nigerit tha se rreth 100 “terroristë” me motoçikleta, të armatosur rëndë, sulmuan fshatin Çoma Bangou.

Ministria tha se “reagimi i shpejtë dhe i fuqishëm” i forcave të mbrojtjes dhe sigurisë “bëri të mundur që të zmbrapset sulmi dhe armikut t’i shkaktohen humbje të mëdha”, transmeton REL.

Çoma Bangou ndodhet në rajonin Tillaberi, në kufi me Malin dhe Burkina Fason – një zonë e njohur si “tre kufijtë”, e cila ka qenë rregullisht në shënjestër të grupeve radikale islamike.

Tillaberi është në gjendje të jashtëzakonshme qysh në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button