Çairi përkujtoi viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

Sot, me vendosjen e luleve te Memoriali kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës në komunën e Çairit dhe me një marsh që filloi para godinës së Komunës, është kujtuar 11 korrik dhe janë nderuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.

“Komuna e Çairit është shoqëri shumetnike dhe duke pasur parasysh faktin se në te jetojnë një numër i konsiderueshëm i popullit boshnjak. Jemi të mendimit se me këtë aktivitet të sotmin vetëm se po vendosim edhe një gur mbi themelet e bashkëjetesës dhe po i japim garanci të ardhmes tonë të përbashkët në Çair. Që nga themelimi i Komunës së Çairit deri më sot, kemi patur shumë kujdes që me zilinë më të madhe ta ruajmë diversitetin që kemi dhe që mund të them se është ndër të rrallët në vend. Kemi respektuar dhe vazhdojmë t’i respektojmë të gjithë qytetarët që jetojnë në komunën tonë sepse fundja Çairi është simboli i bashkëjetesës, i multikulturalizmit, i diversitetit. Ne si Komunë e Çairit gjithmonë kemi synuar dhe vazhdojmë të synojmë që të gjithë të kemi të drejta të barabarta, respektivisht gjithnjë punojmë që të kemi një shoqëri me të drejta dhe obligime të njëjta për të gjithë qytetarët në Komunën tonë”, tha Visar Ganiu, kryetar i Çairit.

Me këtë rast, është zbuluar edhe simboli i viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, ku siç tha Ganiu, përmes tij do t’i jepet një kontribut i rëndësishëm ruajtjes së kujtimit për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button