Sonte super ndeshja Inter vs Milan

Inter-Milan pritet të jetë një sfidë pa surpriza, e thënë ndryshe kuqezinjtë do fitojnë derbin, një sukses në sfidën milaneze, e cila i mungon prej nëntorit 2010. Të paktën për këtë janë të bindur ishikonat milaniste e interiste, pasi thuajse të gjithë e shohin skuadrën e Massimiliano Allegrit më të fortë sesa ajo e Andrea Stramaccionit.

Ish-trajneri i Milanit, Cesare Maldini ka vlerësuar se Milani i ka mahnitur të gjithë, ndërsa Interi ka bërë të kundërtën, duke llogaritur se si këto dy skuadra e nisën kampionatin.

“Alegri ka ditur të shndërrojë në një makinë sportive një karrocë të rrënuar dhe po korr frytet e punës së tij. Për më tepër, mbërritja e Balotelit i ka dhënë një tjetër shtysë të madhe formacionit kuqezi, ku përkrah El Shaarawy-t, Niang dhe një ylli si Montolivo, Interi nuk besoj se do bëjë diçka për ta ndaluar – tha ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button