Aktivistët e shoqërisë civile kërkojnë zhvendosjen e deponive sepse po ndotet ajri në Ohër dhe Strugë, Merko nuk sheh problem Georgieski nuk ka zgjidhje

Aktivistët  shoqërisë civile alarmojnë për dëmet që vijnë nga deponitë në Bukovë dhe Strugë. Ata kërkojnë mbylljen e tyre sepse, siç thonë, në kulmin e sezonit turistik, ata po e ndotin aktivisht dhe intensivisht tërë rajonin, shkruan Sdk.mk, njofton Portalb.mk

Kryetarët e Ohrit dhe Strugës aktualisht nuk kanë zgjidhje. Sipas Merkos, hapësira mirëmbahet, sa që mund të bëhet edhe piknik. Georgievski thotë se komuna vetë nuk mund të përballet me këtë problem.

“Ju patë që në deponi mund të bëhet lirisht piknik sepse nuk patë asnjë shishe plastike, hapësira është mirëmbajtur plotësisht gjatë katër vitet e fundit të administratës së mëparshme kur po digjej pandërprerë. Ju dëshironi që ajo të digjet ose të mirëmbahet, ne e mirëmbajmë atë dhe kaq”, thotë Merko.

Për problemin disa dekadash me deponinë në Bukovo, e cila në periudhën e kaluar u digjej në disa raste, kurse tymi ndjehej deri në Ohër, kryetari i Ohrit kërkon ndihmë nga Ministria e Mjedisit.

“Komuna e Ohrit nuk ka kapacitet dhe burime për t’u përballur vetë me deponinë në Bukovo. Ne ndeshemi me këtë problem për dekada dhe e zgjidhim atë. Nuk ka më zjarr atje, që nuk do të thotë se nuk do të shfaqet më. “Nevojitet ndihmë dhe angazhim i Ministrisë së mjedisit jetësor për të lëvizur dhe zhvendosur atë deponi atje”, tha Georgieski.

Pikërisht dy muaj më parë, u ngrit një proces gjyqësor për zhvendosjen e deponisë ilegale të Strugës, pas padisë së Shoqatës së avokatëve të rinj të Maqedonisë (SHARM) kundër Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Komunës së Strugës dhe Ndërmarrjes publike komunale – Strugë për shkak të mos ndërmarrjes së masave për përballje me deponinë ilegale që ekziston në qytet për një kohë të gjatë.

Anëtarët e SHARM kërkojnë që Gjykata themelore në Strugë të ngarkojë të pandehurit të ndalojnë hedhjen e mëtejshme të mbeturinave në deponinë ilegale, të kryejnë dekontaminimin dhe rikultivimin e hapësirës brenda dhe përreth deponisë ilegale, të përgatisin dhe zbatojnë plan të sofistikuar për përzgjedhjen dhe riciklimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Strugës, si dhe për të forcuar kapacitetin e shërbimeve të inspektimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

“Ekzistenca e një deponie të tillë, tani dhe në të ardhmen, paraqet rrezik serioz për shëndetin dhe jetën e njeriut, për mjedisin jetësor dhe kështu propozoi masa konkrete për zhvendosjen nga vendi ku ndodhet” tha avokati dhe aktivisti i shoqërisë civile Gligorie Qatoski.

Çdo vit, në Komunën e Strugës, rreth 40,000 ton mbeturina hidhen dhe përfundojnë në deponinë, që është vetëm një kilometër larg qytetit, kurse institucionet e kanë injoruar problemin për 15 vjet. Sipas Qatoskit, mijëra tonë të grumbulluar mbeturina të kafshëve dhe mjekësore gjithashtu konfirmojnë efektin e dëmshëm të kësaj deponie.

“Ky përbindësh duhet të largohet që këtej,” tha Qatoski.

Tre vjet më parë, banorët e Strugës organizuan edhe protesta sepse për disa muaj deponitë ilegale u dogjën qëllimisht dhe tymi e ndotke qytetin.

Aktivistët e shoqërisë civile thonë se ata nuk do të heqin dorë nga lufta për mjedis jetësor të pastër derisa deponitë të zhvendosen përgjithmonë nga ato vende.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button