RMV, 254 sanksione në komunikacion, 58 për vozitje nën ndikim të alkoolit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme nëpunësit policorë në territorin e Qytetit të Shkupit kanë shqiptuar 254 masa, midis të cilave për vozitje mbi kufirin e shpejtësisë 47 sanksione, 58 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 24 për vozitje pa patent shofer, 18 masa të tjera për shkelje nga motoçiklistët, njofton Portalb.mk.

Nga Ministria informojnë se janë shqiptuar edhe gjashtë sanksione për përdorim të celularit, 14 për automjete me probleme teknike dhe të paregjistruara, 11 për shoferët fillestar, 8 për mos përdorimin e rripit të sigurimit, 36 sanksione për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Nga MPB-ja paralajmërojnë se kontrollet nëpër komunikacion do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në komunikacion me qëllim që, siç thonë, t’a rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button