Shtatë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u konfirmuan të shtunën shtatë raste të reja me koronavirus. Rastet e reja rezultuan pas testimit të 1,347 mostrave, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, raporton REL.

Sipas raportit të saj ditor, në 24-orëshin paraprak u shëruan 22 pacientë nga koronavirusi, ndërsa raste aktive mbeten 134.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 107,842. Prej tyre, 2,264 pacientë kanë vdekur dhe 105,444 janë shëruar. Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, në Kosovë janë dhënë 7,741 vaksina kundër koronavirusit.

Në total janë vaksinuar 252,938 qytetarë – prej tyre 63,529 me nga dy doza. Vaksinimi në Kosovë ka nisur në fund të marsit, ndërsa fushata e imunizimit masiv ka filluar më 15 qershor.

Në Kosovë aktualisht jepen dy vaksina kundër koronavirusit: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Të dyja ato duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button