Zaev pret Kuvend dhe Qeveri funksionale në Sofje, që të zhbllokohen eurointegrimet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u ka dëshiruar fat dhe sukses bullgarëve dhe shtetit bullgar në zgjedhjet që duhet të mbahen nesër, sepse “është e rëndësishme që çdo shtet, ashtu edhe fqinji ynë lindor të ketë kuvend stabil dhe të ketë qeveri stabile politike”. Pritjet për kuvend dhe qeveri funksionale në Sofje, Zaev i ndërlidhi me shpresën se më pas do të zhbllokohet rruga e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Personalisht mendoj se i kam adresuar të gjitha punët e rëndësishme të bisedimeve bilaterale të 17 qershorit, gjatë vizitës në Bullgari. Mbetet të zgjedhet parlamenti bullgar dhe të zgjedhet qeveria që kë kemi shpresë se do të miratohet vendim. Presim që në dhjetor të këtij vit të miratohet vendimi, por gjithsesi t’ia lëmë proceseve të jenë të suksesshme që të mund të gëzohemi me vendim pozitiv”, deklaroi Zaev në Vinicë.

I pyetur nëse do të lobojë te partneri i koalicionit BDI për pranimin e propozim rezolutës së VMRO – DPMNE-së për vërtetim të pozicioneve maqedonas shtetërore në kontekst të bllokadave të integrimeve të vendit, Zaev tha se BDI ka pranuar rezolutën.

“Për atë kemi biseduar me atë që gjithsesi duhet të ndryshohet emri kushtetues dhe do të duhej të përcaktohen dispozita, si të them, formalitete në vet rezolutën që të mund të pranohet nga të gjithë. Dhe edhe njëherë t’ia dëshmojmë Mickoskit se edhe ai që e ka problemin me gjuhën maqedonase edhe identiteti maqedonas, madje edhe përmes rezolutës së përbashkët, ne do ta konfirmojmë atë, sepse është e pakontestueshme për të gjithë në vend”, tha Zaev.

Përndryshe më 22 qershor Bullgaria konfirmoi qëndrimin e saj për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në takimin e rregullt të Këshillit për punë të përgjithshme në Luksemburg, duke mbetur e hapur për dialog konstruktiv me presidencën e ardhshme sllovene me Këshillin e BE-së në gjetjen e zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme. Vetoja bullgare megjithatë bllokoi të dy vendet Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në procesin eurointegrues.

Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje të historisë dhe të gjuhës maqedonase, ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi paraprakisht dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button