RMV, kontrolloni nëse stazhin e keni të paguar që mos të prisni për pension me muaj

Ndodh që ndonjë kompani në të cilën njerëzit kanë punuar gjatë jetës tyre nuk i kanë paguar kontributet për sigurim pensional ose kontributet janë paguar, por në Fondin e Pensionit nuk ka asnjë provë për këtë. Qytetarët duhet t’i sigurojnë vetë këto dokumente kur aplikojnë për pension, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Nëse jeni afër pensionit, sigurohuni që e gjithë koha e shërbimit tuaj të ketë qenë e paguar që të mos duhet të prisni derisa të aprovohet pensioni juaj, këshillojnë nga Fondi i sigurimit pensional. Ndodh që ndonjë ngas kompanitë në të cilat njerëzit kanë punuar gjatë jetës tyre nuk i kanë paguar kontribute pensioni ose kontributet janë paguar, por nuk ka asnjë provë për këtë në Fondin pensional. Këto dokumente nuk i mbledh Fondi sipas detyrës zyrtare, por duhet të sigurohen nga pensionisti i ardhshëm nga kompanitë në të cilat ai ka punuar. Nëse ndërmarrja ka falimentuar, dokumentet gjenden në Arkivin shtetëror.

Drejtoresha e Fondit Biljana Jovanovska thotë që nëse dokumentet janë komplet, vendimi për pension merret për disa ditë, jo më vonë se 30 ditë nga paraqitja. Një problem mund të lindë për ata që kanë stazh jashtë vendit ose në një nga ish republikat Jugosllave, veçanërisht nëse pa atë stazh nuk plotësohet minimumi i stazhit 15 vjeçare në mënyrë që të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën për pension, tha ajo. Atëherë priten dokumentet nga jashtë dhe procedura mund të shtyhet me muaj. Nëse ai/ajo ka të paktën 15 vjet shërbim, mund të merret vendim i përkohshëm për pensionim derisa të plotësohen të gjitha dokumentet, pas së cilës merret vendimi përfundimtar.

“Që pala të jetë në gjendje të ushtrojë të drejtën për të marrë pension sa më shpejt, më së miri është, para se të plotësojë kushtet për pension, gjegjësisht para se parashtrojë kërkesën, të merrni nga Fondi për sigurim pensional dhe invalidor ose përmes ueb-faqes së Fondit të merr listën, e më pas do të marrë emër përdoruesi dhe fjalëkalim, e këtë mund ta bëjë edhe nëpërmjet uslugi.gov.mk duke u lajmëruar me emër të përdoruesit dhe fjalëkalimit të lëshuar nga DHP, në çdo moment të marrë listën nga e cila do të përcaktojë nëse diçka mungon për ta rregulluar të gjitha në periudhën para se pala të fitojë të drejtën për të kërkuar pension”, thotë Jovanovska.

Presidentja e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve Stanka Trajkova thotë që miratimi i pensionit po pret kur njerëzit enden për të grumbulluar dokumentet e nevojshme.

“Ekziston edhe një rrethanë tjetër që e propozon Lidhje, e kjo është për të gjithë personat e siguruar, 3 ose 5 vjet para se të ushtrojnë të drejtën për pension, të përcaktohen të dhënat në evidencën amë. Kjo do të thotë që të dhënat për përllogaritjen e pensionit në bazë të pagave dhe stazhit janë të vlefshme dhe kur personi i siguruari duhet të dalë në pension, ai/ajo duhet të paraqesë të dhëna vetëm për vitin aktual”, thotë Trajkova.

Jovanovska thotë se Fondi pret që deri në fund të vitit të marrë të dhënat për kompanitë e falimentuara nga Arkivi shtetëror dhe t’i shënojë në bazën e të dhënave në mënyrë që qytetarët të mos i kërkojnë ato prova në të ardhmen. Ajo thotë se janë duke punuar në atë që Fond të marrë drejtpërdrejt të dhënat për qytetarët nga institucione të ndryshme shtetërore, çregjistrimet nga puna, certifikatat e lindjes, për të vdekurit etj. për të shkurtuar procedurën. Pet që procesi të përfundojë brenda një viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button