Në fshatin Lubin është zbuluar punëtori për armë, u arrestua një person

Një burrë 38 vjeçar është arrestuar pasi policia zbuloi se ka punëtori për riparimin e armëve në shtëpinë familjare në fshatin Lubin, transmeton Portalb.mk.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontroll në automojetin “Opel Zafira”, i drejtuar nga 38 vjeçari M.SH. me çka kanë zbuluar 300 plumba të kalibrit të ndryshëm. Më pas, me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e tij me çka është zbuluar punëtori, lloje të ndryshme të armëve, dy pistoleta sinjalizuese dhe sasi e madhe e municionit.

M.SH. është arrestuar dhe kundër tij është ngritur padi penale sipas nenit 396 nga Kodi Penal, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button