Vatikani kërkon të ndërtohen përmendorja e Nënë Terezës në sheshin Maqedonia e cila është ndërtim i egër

Vatikani kërkon që përmendorja e Nënë Terezës në sheshin Maqedonia në Shkup të ndërtohet, ndërsa shtëpia përkujtimore në rrugën Maqedonia të menaxhohet nga Kisha Katolike. Kjo është kërkuar nga presidenti Stevo Pendarovski gjatë vizitës në Vatikan më 24 maj, në shënimin e Shën Kirilit dhe Metodij, transmeton Portalb.mk.

Nga kabineti i presidentit për SDK kanë konfirmuar se, në takim me sekretarin shtetëror në Vatikan, Pjetro Paroli janë hapur çështje të caktuara në lidhje me statusin dhe të drejtat e besimtarëve katolik nga vendi, pa precizuar çka është kërkuar konkretisht.

“Pas kthimit nga vendi presidenti ua ka përcjellë institucioneve kompetente të shtetit kërkesat e Selisë së Shenjtë për veprim të mëtutjeshëm”, thanë nga kabineti i presidentit Pendarovski.

Presidenti për kërkesën e Vatikanit e ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme prej ku këto ditë, i është dërguar letër Ministrisë së Kulturës, Qytetit të Shkupit dhe Komunës Qendër.

Nga Ministria e Kulturës nën kompetencë të së cilës është përmendorja i konfirmojnë këto kërkesa të Vatikanit dhe thonë se lënda është në proces të shqyrtimit dhe konsultimeve. Nga Qyteti i Shkupit dhe Komuna Qendër thanë se nuk kanë marrë letër me kërkesa nga Vatikani.

Përmendorja e Nënë Terezës i shkel një sërë ligjesh dhe dëmton sigurinë sepse gjendet në rrugë dhe e bllokon hyrjen e sheshit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button