RMV, në ditën e parë të Forumit të Dubrovnikut, Osmani me disa takime bilaterale

Partneriteti strategjik të Maqedonisë së Veriut në bashkësinë euro-atlantike, proceset kyçe reformuese si mbështetje në atë drejtim dhe për hapat e ardhshëm në lidhje me perspektivat evropiane të vendit, janë disa nga temat në të cilat ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i ka biseduar në takimet me zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit dhe përfaqësuesin special të SHBA-ve për Ballkanin, Metju Palmer dhe me Zabine Shter, e autorizuara për politikat e BE-së në MPJ të Gjermanisë, njofton Portalb.

Nga MPJ informuan se në takimin me përfaqësuesin e lartë të SHBA-ve, Metju Palmer, janë riafirmuar konkluzionet nga paneli i lartë në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, ku personalisht mori pjesë edhe përfaqësuesi special Palmer.

“Ripërtrirja e përforcuar e lidhjeve transatlantike, fokusi i shtuar i SHBA-ve në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe thellimi i Partneritetit strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve paraqesin interes të përbashkët gjeostrategjik që mbesin prioritet i rëndësishëm në kuadër të politikës sonë të jashtme” , tha Osmani në takim.

“SHBA- të janë partner strategjik veçanërisht i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut dhe vizioni i tyre afatgjatë për një rajon stabil, prosperues dhe të integruar në kornizat euroatlantike është shtysë serioze e proceseve reformuese në këto vende. Ky vizion bëhet akoma më i fortë nëse merret parasysh fakti se të njëjtin e ndajnë edhe aleatët tanë evropianë dhe kontribuon në afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shtoi Osmani.

Në takimin me Zabine Shter, fokusi i bisedimeve ishte perspektiva evropiane e vendit, por edhe aspekti rajonal veçanërisht Procesi i Berlinit, konkluzionet e fundit që u sollën në kuadër të kësaj iniciative dhe aktiviteteve që vijojnë për t’i shndërruar në projekte konkrete.

Osmani nesër do të jetë folës në panelin “Bashkësia ndërkombëtare dhe vendet e Ballkanit Perëndimor: si t’i japim fund karantinës?”, ndërsa në agjendën e Ministrit ka më shumë takime bilaterale me përfaqësues të lartë, pjesëmarrës në Forum.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button