Nuk është e vërtetë që lloji Delta po përhapet “rrezikshëm” në Greqi

Megjithëse lloji Delta pritet të bëhet dominues, sepse ky variant është më ngjitës, kjo nuk ndodh dhe nuk ka nevojë për panik para kohe dhe me të dhëna të pasakta të nxitet frikë si në media ashtu edhe në rrjetet sociale. E vërteta është se lloji Delta, gjegjësisht varianti i virusit i zbuluar për herë të parë në Indi, nuk po përhapet në mënyrë të rrezikshme dhe as numrat nuk janë aq të lartë sa të nxjerrim përfundim të tillë, sikur në titullin e një teksti të shpërndarë në Facebook, raporton Vërtetmatësi.

Në Facebook është shpërndarë një tekst me titull në të cilin pretendohet se lloji Delta i koronavirusit po përhapet në mënyrë të rrezikshme në Greqi. Vetëm fjala “e rrezikshme” është shkruar, në mënyrë sensacionale dhe tendencioze, me shkronja të mëdha.

Lloji Delta RREZIKSHËM shpërndahet në Greqi!

Ky titull është i pavërtetë dhe nuk i përgjigjet aspak realitetit, dmth manipulon dhe i shtyn lexuesit të arrijnë në një përfundim të caktuar i cili është i pasaktë. E vërteta është se lloji Delta, ose varianti i virusit i zbuluar për herë të parë në Indi, nuk po përhapet në mënyrë të rrezikshme dhe as numrat nuk janë aq të lartë sa të nxjerrin përfundim të tillë në titull.

Vetë teksti shpjegon saktë dhe plotësisht situatën aktuale me koronavirusin në Greqi. E vërteta është se 25 raste të reja të llojeve Delta janë konfirmuar në një javë. Numri i përgjithshëm i rasteve Delta në Greqi është 54, larg nga “përhapja e rrezikshme”. Në fakt, variante të tjera të koronavirusit janë shumë më të përhapura sesa lloji Delta, gjë që konfirmohet nga statistikat në artikullin e botuar. Krahasuar me llojin Alpha, përhapja e llojit Delta është minimale dhe në asnjë mënyrë nuk mund të përshkruhet si “e rrezikshme”.

Në Greqi, mbizotëron varianti Alfa me 13,560 raste të konfirmuara (81,7% e numrit të përgjithshëm të mutacioneve), pasuar nga Beta me 101 raste, Delta me gjithsej 54, Eta me dhjetë (nga të cilat dy të reja), Gama me dy raste dhe një rast me Kapa.

Se situata në rajon dhe në Greqi nuk është alarmante, konfirmoi edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, kthesat epidemiologjike, pavarësisht asaj se cili vend çfarë masa kufizuese ka pasur, ishin mjaft të ngjashme. Dhe në atë kuptim, është qetë kudo në rajon, si në Serbi ashtu edhe në Shqipëri. Gjithashtu shohim ato vende ku qytetarët tanë shkojnë për pushimet verore. Ka rritje të lehtë të numrit të rasteve pozitive në Greqi, por nuk është alarmante.

Pasi Greqia është fqinji ynë jugor dhe shumë nga qytetarët tanë shkojnë atje për pushime ose fundjavë, njoftime të tilla shkaktojnë vëmendje të madhe. Sidomos, sepse të gjithë duan të ndihen sa më të sigurt gjatë shfrytëzimit të ditëve të pushimit.

Pra, dikush që planifikon të shkojë në Greqi ose tashmë ka paguar për akomodim turistike për periudhën e ardhshme, kur lexon një lajm të tillë, është normale të ndiejë panik dhe frikë për shëndetin dhe sigurinë e tij.

Edhe pse pritet që lloji Delta të bëhet dominues, sepse ky variant është më ngjitës, kjo nuk ndodh dhe nuk ka nevojë për panik para kohe me të dhëna të pasakta, për të nxitur frikë si në media ashtu edhe në rrjetet sociale. Gjëja më e rëndësishme është që qytetarët të informohen saktë dhe me kohë në mënyrë që ata të marrin vendimet e duhura kur bëhet fjalë për veten dhe shëndetin e të dashurve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button