Drejtor i ri pritet të vjen te Doganat e Maqedonisë së Veriut, pasi aktuali ka planifikuar të garojë në zgjedhje lokale

Goran Sugareski nuk planifikon të vazhdojë në postin e drejtorit të Doganave të Maqedonisë, pasi ka paralajmëruar se do të garojë në zgjedhjet lokale të muajit tetor, transmeton Portalb.mk.

Ai ka kërkuar besimin e partisë që të garojë për të parin e Komunës së Prilepit, duke e theksuar si arsye që nuk do të jetë më në krye të Doganave të Maqedonisë së Veriut.

“Ajo nënkupton që nga 11 qershori unë kthehem në vendin tim të punës në Komunën e Prilepit. Le të fitojë më i miri. Nëse anëtarët e degëve komunale të LSDM-së në Prilep dhe udhëheqësia qendror e kandidojnë një person tjetër, të jeni të sigurt që do të jap mbështetjen time të pakushtëzuar dhe do të vrapoj si të jem unë”, deklaroi Sugareski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button