fbpx

RMV, policia ka paraqitur padi për 16-të persona nga Shkupi pas zbardhjes së shtatë rasteve të dhunës

Shtatë raste të dhunës në Maqedoninë e Veriut në periudhën nga shkurti deri në qershor, janë zbardhur nga Policia e Maqedonisë së Veriut duke paraqitur edhe kallëzim penal për 16 persona, transmeton Portalb.mk.

Policia sqaroi që paditë janë në bazë të nenit 386 nga Kodi Penal për veprën penale “dhunë”, ndërsa mosha e personave që janë paditur është nga 17 deri 55 vjeç: N.R. (38), S.K. (26), M.K. (18), I.T. (55), D.T. (22), E.I. (42), A.I. (17), E.Sh. (51), R.Sh (27), L.Sh. (23), S.K. (44), M.K. (21), E.L. (21), N.A. (23), A.D. (44) dhe T.K. (47). Këta dy të fundit kanë sulmuar fizikisht një person para kazinos.

Shtatë përleshjet kanë ndodhur në periudhë të ndryshme në sipërfaqen e Shkupit, ndërsa përveç lëndimeve trupore nuk ka pasur pasoja më të rënda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button