Një ekip mjekësor nga Shkupi po heton arsyen e infektimit respirator te fëmijët në Gjevgjeli

Një ekip e Klinikës Universitare të Fëmijëve nga Shkupi po heton se a bëhet fjalë për virus apo për ndonjë lloj paraziti te fëmijët në spitalin e Gjevgjelisë. Ekipi punon në vërtetimin e arsyes prej së cilës janë sëmurë 50 fëmijë dhe foshnje nga Gjevgjelia, te të cilët ka pasur probleme të frymëmarrjes, jo karakteristike për këtë periudhë të vitit, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Ekipi i mjekëve udhëhiqet nga doktor Aspazija Sofijanova.

“Jo vetëm në këtë rajon, por edhe në qytete të tjera ka rritje të numrit të fëmijëve me simptomatologji të sipërme të frymëmarrjes. Vijmë me pajisje komplet që të marrim panelin e plotë respiratorë dhe të vërtetojmë saktë nëse bëhet fjalë për virus, mutacion të virusi apo ndonjë lloj tjetër të parazitit por, atë do ta dimë pasi të bëjmë shqyrtim preliminar në pasqyrën e klinikës të fëmijëve, në diagnostifikimin që e kemi me vete dhe diagnostifikimin që dje e kanë bërë kolegët nga Gjevgjelia”, tha Sofijanova.

Drejtori i spitalit në Gjevgjeli, Mitko Krgjev tha se momentalisht janë hospitalizuar vetëm dy fëmijë në repartin e spitalit të Gjevgjelisë, një pjesë e vogël janë dërguar në Shkup dhe se 20 fëmijë janë në terapi, por nuk janë mbajtur në spital.

Muajin e fundit 50 fëmijë dhe foshnje janë sjellë në spital në Gjevgjeli me infektim respiratorë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se fëmijët e sëmurë në Gjevgjeli janë negativ në Covid – 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button