Një vajzë 13-vjeçare nga Turqia i sfidon stereotipet në ateltikë

Hendbollistјa nga provinca juglindore e Turqisë, Shanliurfa i thyen stereotipet derisa e përforcon mbështetjen për pjesëmarrje të vajzave në sport, si në fshatin e saj, ashtu edhe në mbarë vendin. Në një intervistë për një agjenci të lajmeve lokale nga kryeqyteti Ankara, Merve Akpinar (13) tha: “Më dëbuan kur fillova, duke më thënë nuk mund të vishja pantallona të shkurtra ose të luaj me djem pasi që jam vajzë. Por, atëherë pyeta, pse nuk mund të luaj sikur edhe të tjerët. Për atë dhashë premtim se do ta ndryshoj fatin e vajzave në fshatin tim”. Intervista e saj u bë virale me individë të theksuar dhe klube sportive, duke e përkrahur lutjen e saj në rrjetet sociale.

Tinejxherja ka deklaruar për gazetarët se së pari e ka zbuluar hendbollin në klasën e pestë. Edhe pse është përballur me trysni të fuqishme sociale për largimin nga ajo që ajo ka vlerësuar se është përkatëse për vajzat, ajo nuk ka hequr dorë nga aspirata e saj që t’i kyçet ekipit dhe të luajë. Rrëfimi i Akpinar është veçmas i rëndësishëm në vendin ku lufta e grave për barazi është debat që edhe më tej vazhdon. Mungesa e barazisë ka të bëjë edhe me sportin. Një studim ka ardhur në përfundim se “shqetësimi seksual, pabarazia në paga, kufizimet e financimit, paraqitja e gabuar në media dhe ndikimi familjar”, janë pengesat kyçe që i pengojnë gratë të marrin pjesë në sportet turke.

Akpinar, e cila është një prej shtatë fëmijëve, luan në ekipin e hendbollit prej klasës së gjashtë. Ajo në një intervistë për agjencinë e lajmeve Demiroren tha se flet në emër të shumë vajzave tjera në mbarë Turqinë: “Unë nuk jam vetëm Merve. Unë jam zëri i Fatmas, e cila mbledh pambuk në Çukurova. Unë jam zëri i Çemsi nga Haran, Jam shpresë e vajzave të reja. Dua të jem zëri i të gjitha vajzave në Turqi. Besoj se mundem t’i ndryshojë mendjet. Shumëkush kanë pasur sukses në këtë rrugë. Dhëntë Zoti edhe unë të jem e suksesshme. Asnjëherë nuk kam menduar se atë që do ta them në intervistë do të tërheqë aq shumë kujdes. Nëse vajzat dëshirojnë, ata mund të jenë më të suksesshme se djemtë”.

Në mesin e fansave të saj ishte edhe shkrimtarja dhe romancierja Elif Shafak dhe një numër i madh i klubeve të futbollit, të cilët e shprehën mbështetjen e tyre nëpërmjet internetit.

Vajza 13 vjeçare nga Turqia sqaron me lot në sy se si është nënçmuar dhe diskriminuar vetë pse është femër, por edhe se është e vendosur që ta ndryshojë këtë padrejtësi të madhe. Respekt të madh me gjithë zemër për talentin e saj, guximin dhe vendosmërinë. Bravo #merveakpinar

 

Ju jeni shpresa e të gjitha vajzave të reja në Turqi. Ne qëndrojmë me ju dhe të gjitha vajzat që i inspironi.

 

Me guximin dhe ambicien tuaj, ju ishit mbështetje e të gjitha vajzave të reja. Ne qëndrojmë me ju.

Klubi Futbollistik Gallatasaraj u është bashkëngjitur porosive të solidaritetit dhe mbështetjes. “Edhe një herë na rikujtuan se ana magjike e jetës është shpresa. I inkurajuat vajzat e reja Merve. Guximi, vendosmëria, fuqia dhe besimi në ju dhe të gjithë vajzave tjera, e bëjnë sportin më të bukur”, shkruan klubi në Tuiter.

I inspiruar nga Akpinar, kryetari i Ankarasë, Mansur Javash, nëpërmjet Tuiterit publikoi se do ta ndihmojë në formimin e klubit për të rinj dhe fëmijë në Shanlurfa në të cilin do të munden të kyçen të gjithë fëmijët pavarësisht gjinisë.

I inspiruar nga vendosmëria dhe suksesi i Merves, ne po përgatitemi për ta formuar klubin për të rinj dhe klubin sportiv për fëmijë Shanlurfa, klubi i afërt me klubin tonë sportiv EGO. Ne besojmë se fuqia dhe besimi i Merve Akpinar do të jenë zëri për të gjitha gratë dhe shpresa për rrugën e tyre.

Dilek Kaja Emamoglu, bashkëshorti i kryetarit të Stambollit, e ka lavdëruar Akpinarin në Tuiter: “Edhe pse i është thënë se nuk mundet të vesh pantallona të shkurtra, nuk mund të luaj dhe nuk mund ta bëjë atë, Merve e cila përpiqet që t’i realizojë ëndrrat e saja ka porosi për ne: ‘Unë do ta ndryshoj fatin e vajzave në fshatin tim’. Të dashura vajza, jam e sigurt se do të inspironi qindra mijëra vajza. Është e shkëlqyeshme që ju kemi”.

Dëshira momentale e vajzës është që nga klasa e nëntë, shkolla të ketë sallë të re për hendboll ku ajo do të mundet të ushtrojë bashkë me ekipin e saj. Duke folur për agjencinë e lajmeve Demiroren, prindërit e Akpinar, Ali dhe Emine Akpinar, thanë se ata gjithmonë e kanë mbështetur vajzën e tyre në përpjekjet e saja sportive. Në intervistë për agjencinë, babai i Akpinar tha se intervista e vajzës së saj do ta ndryshojë fatin e të gjitha vajzave të reja. “Çdokush duhet t’i mbështesë vajzat e tyre dhe t’i arsimojë. Unë jam bujk. Asnjëherë nuk kam parë ndeshje hendbolli. Mësova nga vajza ime Merve se ky sport luhet me duar. Çdokush duhet t’u besojë vajzave të tyre. Pse vajzat nuk munden të luajnë me top sikur djemtë?”.

Kjo storje është e shkruar nga Arzu Gejbulajeva dhe është publikuar në “Global vojsis” më 8 korrik të vitit 2021. Tekstin në gjuhë shqipe e ka përkthyer gazetari Suad Bajrami, Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button