Vuçiq në mbështetje të atletëve serbë me atletët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiq, u tha sot dy përfaqësuesve serbë në Lojërat Olimpike të Tokios, që të marrin pjesë lirisht në gara me përfaqësuesit e Kosovës, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Vuçiq është takuar sot në Beograd me sportistë dhe anëtarë të ekipit olimpik të Serbisë, që do të marrin pjesë në Lojërat në Japoni. Ai u është drejtuar në mënyrë të veçantë lojtarëve të xhudos dhe taekwondos.

Milica dhe Marica, meqenëse do të keni garues nga e ashtuquajtura Kosovë, mos u shqetësoni për asgjë. Ju merreni me sport. Fitoni ose humbni, mos u shqetësoni, ne do të jemi me ju. Thjesht, bëjeni punën tuaj dhe asgjë tjetër. Ne nuk do t’ju detyrojmë të bëni veprime politike, do t’ju mbështesim, do t’ju duam dhe nuk do t’ju kërkojmë asgjë”, tha Vuçiq.

Serbia nuk e njeh Kosovën, e cila ka shpallur pavarësinë në 2008.

Në vitin 2014, Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, duke fituar kështu të drejtën për të marrë pjesë si në Lojërat Olimpike Dimërore dhe Verore.

Ndryshe, Lojërat Olimpike Verore do të nisin më 23 korrik, në Tokio dhe do të përfundojnë më 22 gusht.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button