Bekteshi dhe Skrekas nënshkruajtën marrëveshjen për ndërtim të ndërlidhjes për transmetimin e gazit natyror Greqi – Maqedoni e Veriut

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Energjisë së Republikës së Greqisë, Kostas Skrekas, sot në Athinë kanë nënshkruar marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Greqisë për zhvillimin e ndërlidhjes për transmetim të gazit natyror Greqi – Maqedoni e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, siç kanë informuar nga Qeveria, garantohet qëllimi i qeverive të dy vendeve që ta zgjerojnë bashkëpunimin aktual në sektorin energjetik, me qëllim që ta përforcojnë bashkëpunimin në sektorin për gaz përmes promovimit të ndërlidhjes së sistemeve të tyre të gazit.

“Ky është një hap përpara drejt përmirësimit të infrastrukturës energjetik të shtetit tonë dhe ajo do të kontribuojë për diversifikim në furnizim me gaz natyror, ndërsa gjithsesi edhe në stabilitetin në furnizimin me gaz natyror. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për raportet mes dy shteteve të cilat përmirësohen çdo ditë, kjo është veçanërisht e rëndësishme për ekonominë në shtetin tonë duke pasur parasysh se do të rrit konkurrencën e kompanive tona, do të ulen çmimet në pjesë e gazit natyror, ndërsa do të na jep edhe mundësi shtesë që atë ta vazhdojmë edhe te fqinjët tanë verior siç janë Republika e Kosovës dhe Serbisë”, tha ministri Bekteshi pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërsa, ministri grek, Kostas Skrekas, tha se kjo është një marrëveshje e rëndësishme, pasi do të krijohen mijëra vende të punës gjatë ndërtimit.

“Rreth 110 milionë euro do të kushtojë ndërtimi i këtij projekti të rëndësishëm, që do të unifikojë dy sistemet për gaz natyror dhe gjithsesi, pasi do të fillojë me punë, ky gaz përçues do të ndihmojë shumë në zhvillimin shtesë të ekonomive të tona”, tha Skrekas.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është rreth 100 milionë euro. Prej këtyre mjeteve, investimi i Maqedonisë së Veriut përmban 54 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button