Në RMV ka arritur një donacion prej 100 mijë vaksinash “AstraZeneca” nga Greqia

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi sot se, në vend ka arritur një donacion prej 100 mijë vaksinash “AstraZeneca” nga Greqia. Vaksinat do të shpërndahen nëpër pikat e vaksinimit dhe dedikohen për persona mbi 60 vjeç, në pajtueshmëri me strategjinë për vaksinim, transmeton Portalb.mk.

“Edhe njëherë dëshmohen raportet e mira fqinjësore dhe mbështetja që është veçanërisht e rëndësishme në kohë të pandemisë. Falënderim të madh deri te populli grek dhe ambasadori i Greqisë në vendin tonë, Rusos Kunduros me të cilën i pritëm sot në mëngjes vaksinat”, ka shkruar Filipçe në Facebook.

Vaksinimi në vend po zhvillohet me “Pfizer”, “AstraZeneca” dhe “Sinovak”.

Në pikat e vaksinimit në shtet deri dje janë vaksinuar 408,953 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 8,355 qytetarë, ndërsa gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar gjithsej 11,292 qytetarë.

Filipçe paralajmëroi se, nga e hëna fillon vaksinimi në terren dhe se theksi do të vihet në mjediset rurale, posaçërisht në Shuto Orizare. Nga e hëna fillon edhe vaksinimi pa termin të caktuar, ndërsa me vaksinën e “Pfizer”, do të mund të vaksinohen edhe fëmijë nga 12-16 vjeç.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button