RMV, kufizimet e ujit të pijshëm në disa komuna, po thyejmë rekorde evropiane në humbjet e ujit (Infografik)

Kufizimet e ujit të pijshëm për disa orë në vendbanime të tëra dhe pakënaqësia e qytetarëve, si dhe thirrjet nga ndërmarrjet komunale publike për përdorim racional të ujit të pijshëm. Kjo është pamja në pjesën e furnizimit me ujë nëpër disa komuna të Maqedonisë në javët e kaluara me temperatura të larta dhe mot të thatë, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Arsyeja kryesore për problemet të furnizimit me ujë në vendbanime të caktuara është pikërisht uji i pa arkëtuar në sistemet për furnizim me ujë, gjegjësisht përqindja e humbjeve të ujit të pijshëm, e cila vitin e kaluar në nivelin kombëtar në vend arriti nivel jashtëzakonisht të lartë prej 61,94 % e sasisë së përgjithshme  ujit të pijshëm të prodhuar. Edhe pse përqindja e ujit pa të ardhura gradualisht ka filluar të ulet vitet e fundit, Maqedonia në krahasim me vendet anëtare të BE-së është “kampion” për sa i përket humbjeve të ujit.

Sipas të dhëna nga programi EU INTERREG – Evropa Qendrore, Bullgaria fqinje me 60% e ujit të pa arkëtuar i ka humbjet më të larta të ujit të pijshëm midis vendeve anëtare të BE-së. Më pas vijnë Rumania dhe Irlanda, ndërsa nga vendet e rajonit, në Kroaci sasia e ujit të pijshëm të pa arkëtuar është 40 %, ndërsa në Slloveni rreth 30 %.

Statistikat tregojnë se Hungaria ka pas humbje të ujit të pijshëm prej 20 %, kurse përqindje përafërsisht identike të ujit të pa arkëtuar në sistemet e furnizimit kanë edhe vendet tjera të Evropës Qendrore.

Nga ana tjetër, të dhënat e fundit për Danimarkën, për vitin 2016, tregojnë se humbjet e ujit të pijshëm janë 7.6 %, por gjithashtu se në tërë periudhën e kaluar të dekadës së fundit sasia e ujit të humbur ishte nën 10 %. Përqindjen më të ulët e ujit të pa arkëtuar ka pas në Gjermani, e cila në 2017 kishte një humbje të vlerësuar vetëm 5.3 %, edhe ajo, sikurse Danimarka në dekadën e kaluar, ka më pak se 10 % të ujit pa arkëtuar në sistemet e furnizimit me ujë.

Përndryshe, përqindja e ujit pa të ardhura në sistemin e furnizimit me ujë matet sipas rrjetit të prishur të furnizimit me ujë (tuba dhe infrastruktura tjetër) nëpër të cilën humbet uji, kontrolli i pamjaftueshëm i lidhjeve ilegale, matësit e ujit të pa matur në disa përdorues ose matjet e pasakta , si dhe konsumin e ligjshëm të ujit e të pa faturuar, përkatësisht ujin që përdoret për ujitje të hapësirave publike dhe për funksionimin e shatërvanëve në komuna.

Diferencat e tilla drastike në përqindjen e humbjeve të ujit midis vendit tonë dhe vendeve anëtare të BE kontribuojnë edhe në problemet e furnizimit me ujë në muajt e verës. Sapo filluan temperaturat e larta në periudhën e verës, kufizimet për ujin e pijshëm filluan në Komunën e Dibrës, me ç’rast kjo vetëqeverisje lokale prej vitesh ka përqindjen më të lartë të ujit të pa arkëtuar vend. Kufizimet në ujin e pijshëm në javët e fundit kanë qenë ose janë akoma në Gradsko, ndërsa në rajonin e Shkupit në periudhën e kaluar të mungesës periodike të ujit të pijshëm u ankuan nga banorët e Lubancit dhe Sopistes.

NP “Ujësjellës Kanalizime” – Shkupi vazhdimisht u bën thirrje qytetarëve që ta përdorin ujin e pijshëm në mënyrë racionale, për shkak të rritjes së konsumit të ujit të pijshëm në vend. Në të njëjtën kohë, ndërmarrja publike e Shkupit njoftoi sot se ata kanë kryer një aksion për zbulimin e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, gjatë të cilit u hoqën lidhjet ilegale në Matkë të poshtme, Krushopek dhe Saraj dhe filluan procedurat kundërvajtëse për veprat e kryera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button