Spasovski: Qytetarët në diasporë do të nxjerrin më lehtë dokumente personale

Për një dokument personal më shumë pritet në Shkup, por periudha e pritjes tashmë dukshëm ulet, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në “Utrinski brifing”, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se nëpunësit punojnë me orar të vazhduar të punës edhe gjatë fundjavës, me qëllim që qytetarët sa më shpejt t’i marrin pasaportat e tyre, lejet e vozitjes dhe letërnjoftimet.

“Për krahasim, vitin e kaluar në muajin maj kemi pasur paraqitje për rreth 31,500 dokumente të udhëtimit dhe rreth 42 mijë për pasaporta në qershor. Tani mesatarisht në ditë paraqiten rreth tre mijë qytetarë dhe një mijë paraqiten përmes internetit apo në muajin maj janë caktuar 65 mijë terminë për dokumente personale, ndërsa në qershor 66 mijë”, tha Spasovski,

Ai shtoi se dokumentet personale që janë kërkuar deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri, përkatësisht deri më 1 qershor, janë përgatitur të gjitha deri në një.

“Nga 1 qershori kemi filluar me sistemin e ri të të dhënave, me zbatimin e emrit të ri kushtetues dhe zbatimin e ligjit për gjuhët. Termini më i madh i pritjes është në Shkup, por e gjithë ajo ulet. Njëkohësisht, me sistemin e ri për herë të parë vendosim dhjetë stacione fikse bazë nëpër shtetet në Evropë, që të mos kemi stacione mobile. Tani qytetarët tanë në diasporë mund të fotografohen në Përfaqësitë Diplomatike Konsullare”, tha Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button