Vaksina e Pfizer-Biontec nuk shkakton probleme me vezorët dhe fertilitetin

Një postim në Facebook prezanton në mënyrë të gabuar një studim japonez, me ç’rast vihet në përfundim  se vaksina e Pfizer-Biontec ndikon në krijimin e efekteve negative ndaj organizmit të njeriut, shkruan Vërtetmatësi.

Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilin paraqiten të dhëna që janë nxjerrë jashtë kontekstit. Në postim, autorja pretendon se raporti përmbledhës mbi vetitë e ilaçit nuk përmban të dhëna për farmakokinetikën e vaksinës Pfizer dhe prezanton një studim të fshehtë të pretenduar që ka dalë në publik, sipas të cilit pretendohet se grimcat e vaksinës depozitohen tek vezoret tek gratë. Fillimisht, kjo është publikuar një një grup forumi që e quan veten si bashkësi të teoriticientëve të konspiracionit.

Një studim nga Japonia për biodistribuimin e produkteve të Kovid 19 tregon se mARN-ja shkon në vezore dhe gjëndra mbiveshkore, gjë që  shpjegon shfaqjen e inflamacioneve të zemrës, mpiksjes së gjakut dhe efekteve të tjera të padëshiruara e të rrezikshme, thotë ajo në pretendimin e saj.

Së pari do të fillojmë me përkufizimet. Farmakokinetika përshkruan se si një substancë specifike kimike ndikon në organizëm pas administrimit përmes mekanizmave të apsorbimit dhe distribuimit, si dhe ndryshimet metabolike të substancës në organizëm. Karakteristikat farmakokinetike të barnave gjithashtu varen nga mënyra e administrimit dhe nga doza. 

Një studim shkencor izraelit e përgënjeshtron këtë dezinformatë

Pasi ta keni pranuar vaksinën kundër Kovidit, kjo gjë nuk do e dëmtojë funksionin e vezoreve tuaja, ashtu siç nuk do ta bënte as koronavirusi. Ky përfundim u arrit nga shkencëtarët izraelitë, të cilët kryen një studim që tregoi se nuk ka asnjë ndryshim në funksionin e vezoreve midis grave të vaksinuara dhe të pavaksinuara. Sipas këtij studimi, nuk kishte asnjë ndryshim në funksionin e vezoreve midis atyre që ishin infektuar me Kovid 19 dhe atyre që nuk ishin.

Dr. Anat Hershko i Spitalit Hadasha në Jeruzalem,  merret me studimin e funksioneve të vezorëve tek gratë.

Nuk ka asnjë dallim në funksionin e vezoreve midis grave që janë vaksinuar me Pfizer dhe atyre që nuk janë vaksinuar , tha ajo duke aluduar në pretendimet e rreme se vaksinat shkaktojnë infertilitet.

Studimi i kryer tek 32 paciente arriti në përfundimin se antitrupat kanë arritur në vezore si tek pacientet e vaksinuara ashtu edhe tek ato që e kanë kaluar sëmundjen, por që nuk kanë shkaktuar asnjë efekt negativ, përfundim ky që u dha  pasi u shqyrtuan faktorët kryesorë siç janë nivelet e hormoneve dhe raporti i estrogjenit me numrin e qelizave ve.

Shumë gra në moshë reproduktive, e sidomos ato që kanë vështirësi për të ngelur shtatzëna, patën shqetësim për vaksinën dhe faktin nëse ajo shkakton infertilitet ose dëmton efektivitetin e trajtimit të infertilitetit. Por ky studim ju siguron që cilësia e ovulimit nuk cenohet në asnjë mënyrë, shtoi ajo.

Dr. Udo Markert i Universitetit të Jena për Deutsche Welle  tha se pas infektimit me koronavirusin, gratë janë të ekspozuara ndaj sasive shumë më të mëdha të proteinave sesa pas vaksinimit.

Nëse teoria për infertilitet pas vaksinimit do ishte e saktë, atëherë Kovid 19 do të kishte pasoja shumë më të tmerrshme për fertilitetin tek femrat se sa vetë vaksina, sepse pas infektimit gratë janë të ekspozuara ndaj sasive shumë më të mëdha të proteinave se sa pas vaksinimit, shpjegon ai.

Markert shton se gratë që janë infektuar me Sars në vitin 2003, nuk kanë pasur si pasojë infertilitetin. Proteina spike e Sarsit është shumë e ngjashme me atë që gjendet në Sars Cov 2.

Megjithatë, në postimin që po recenzojmë, pretendohet se mARN përfundon në vezoret dhe gjëndrat mbiveshkore dhe për këtë arsye vjen deri tek inflamacioni i zemrës, tromboza dhe efekte të tjera të padëshiruara e të rrezikshme të vaksinës së Pfizer.

„Vërtetmatësi“ e shqyrtoi këtë studim i cili citohet në postimin që po recenzojmë dhe u këshillua me ekspertë mjekësorë për ta shpjeguar atë. Profesori në Fakultetin e mjekësisë, Dr. Dragan Danillovski, shpjegoi se entiteti material, proteina spike, nuk futet fare në organizëm.

Urdhri për prodhimin e tij në formën e mARN-së vjen vetëm në citoplazmë, gjegjësisht në ribozom, dhe jo në bërthamën e qelizave tona. Dhe ajo proteinë spike që do të prodhohet nga qeliza (ribozomi, që ndryshe njihet edhe si fabrika e proteinave), nuk është aspak e njëjtë me atë të virusit. Ajo nuk i ka vetitë e proteinës spike origjinale. Vetëm „ngjason” si origjinali dhe ka vetëm veti antigjene – të shkaktojë një përgjigje imunologjike. Edhe sikur të ishte plotësisht identike me proteinën spike origjinale – por që nuk është -, kjo që prodhohet nga vaksina është me një përqendrim për 100.000 herë më të ulët se ajo që e prodhon vetë virusi, e nevojshme për të shkaktuar dëm, thotë profesor dr. Danillovski.

Qasja në këtë studim është e lirë, e ka përdorur edhe EMA

Edhe pse në mënyrë të rreme pretendohet se ky studim japonez është ,,zbuluar” me çka insinuohet se në njëfarë mënyre ka qenë i fshehur, ky studim ka qenë i qasshëm për publikun me muaj të tëra. Siç mund të shihet nga dokumenti në vazhdim, ai madje është përdorur edhe nga Agjencia Evropiane e Barnave për miratimin e vaksinave (f. 45 këtu).

Shihet qartë që studimi është kryer tek minjtë, jo tek njerëzit. Rezultatet e këtij studimi në postimin të cilin po e recenzojmë janë prezantuar në mënyrë të pasaktë. Pse? Për ta shtyrë publikun të mendojë se ajo që matet në studim janë përqendrimet dhe akumulimet e proteinave spike që krijohen pas vaksinimit, ndërkohë që në fakt ajo që është matur janë përqendrimet e yndyrnave!

Foto nga një pjesë e studimit me të cilin po manipulohet

Kjo foto që është shpërndarë në postimin në fjalë, përdoret në një mënyrë që e bën atë manipulative. Të nënvizuara me ngjyrë të verdhë janë pjesët që duhet të sygjerojnë se pas shumë orësh pas pranimit të vaksinës, në vezore krijohet një përqendrim më i madh i yndyrnave. Megjithatë, nëse shihet nga ana e djathtë, do shihet se përqendrimi rritet sepse rritet edhe doza e vaksinës së dhënë, ashtu që në momentin kur ajo është administruar në dozë maksimale, ka qenë 0.095 përqind, gjegjësisht 0.00095 e dozës. Jo të proteinës spike, por të vaksinës! Për qëllime manipulative, në foton më sipër kjo gjë nuk është nënvizuar.

Kjo bëhet edhe pse ka prova të qarta që sygjerojnë se vaksina nuk ndikon në  funksionin e vezorëve.

Prandaj, vlerësojmë se në postimin që po recenzojmë është humbur konteksti. Studimi nuk është kryer tek njerëzit, por tek minjtë. Nuk ka qenë sekret, por është përdorur nga Agjencia Evropiane e Barnave gjatë miratimit të vaksinës së Pfizer-Biontec dhe fakti që mARN ka përfunduar në vezorët e minjve që janë përdorur në eksperiment, nuk shkakton çrregullim të funksionit të vezoreve tek gratë.

Vaksina e Pfizer nuk shkakton infertilitet, e as probleme me vezoret. I pa saktë është pretendimi që bëhet në postim se akumulimi i mARN-së në vezore shkakton probleme me mpiksjen e gjakut.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button