Pfizer do të aplikojë për autorizim për dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer do të aplikojë për autorizim në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) për dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) të prodhuar me partnerin e saj gjerman BioNTech, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për Associated Press, kompania tha se do të aplikojë në FDA për miratimin e një doze të tretë të një vaksine për të rritur imunitetin ndaj pandemisë dhe potencialisht të ndalojë përhapjen e varianteve të COVID-19.

Në deklaratë thuhet se vaksina aktuale është azhurnuar kundër variantit Delta që u shfaq në Indi dhe se doza e tretë e vaksinës, e cila do të administrohet brenda 12 muajsh pas dozës së dytë, do të ketë efekt të fortë në parandalimin e varianteve të reja të virusit.

Vaksina BNT162b2 e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech mori “miratim për përdorim emergjent” nga FDA më 11 dhjetor 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button