Xhaferi: Nuk e kam shkelur Kushtetutën dhe kam folur në gjuhën që e di më së miri

Nuk e kam shkelur Kushtetutën gjatë paraqitjes sime në Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, vlerësova se është më mirë të flas në gjuhën që e njoh më mirë, ndërsa ajo është gjuha ime amtare, tha kryeparlamentari, Talat Xhaferi, transmeton Portalb.mk.

“Mbetem në qëndrimin se nuk e kam shkelur Kushtetutën në Komisionin për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian. Vlerësova se është më e përshtatshme të flas në gjuhën që e njoh më mirë ndërsa ajo është gjuha ime amë. Në mënyrë adekuate e di edhe gjuhën zyrtare, përkatësisht gjuhën literature maqedonase”, tha Xhaferi për TV 24.

Ai tha se është e drejtë natyrore që e ka përdorur gjuhën amtare dhe pyeti çfarë do të ndodhte nëse do të fliste ndonjë gjuhë tjetër si angleze apo franceze.

Xhaferi tha se është i gatshëm të përgjigjet para të gjitha institucioneve në rast të padisë penale për shkak të shkeljes së Kushtetutës dhe theksoi se do ta përdor gjuhën amtare kur dhe ku të jetë e nevojshme ajo.

Në lidhje me rezolutën e VMRO – DPMNE-së për linjat e kuqe në negociata me Bullgarinë, theksoi se ende nuk e ka pranuar zyrtarisht, si dhe interpelancën për punën e tij, e cila siç është ende në përkthim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button