Filipçe: Me vaksinimin e fëmijëve do ta arrijmë imunitetin kolektiv

“Imunizimi i fëmijëve kundër Covid – 19 është mënyra e vetme ta arrijmë përqindjen adekuate të imunitetit kolektiv. Disa vende atë vaksinim e zbatojnë si të domosdoshëm, përkatësisht nuk do t’i pranojnë fëmijët në shkollë nëse nuk vaksinohen. Ajo është politikë e disa vendeve të Evropës Perëndimore. Te ne nuk do të jetë e domosdoshme vaksina. Për çdo rast ajo që është e rekomandueshme dhe është me leje, është vaksina “Pfizer”, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

Ai konfirmoi se, personat e diagnostifikuar dje në laboratorët e ASHAM janë rastet e fundit të infektuara me llojin delta të virusit.

“Këtë javë do të flasim, presim të dalin publikimet, informatat në lidhje me atë si reagon ky lloj i virusit në njerëz që janë apo jo të vaksinuar. Pikërisht për këtë, bëjmë thirrje që numër sa më i madh i qytetarëve të vaksinohen. Pas këtij mutacionit mund të vjen ndonjë tjetër dhe bota përgjithësisht nuk mund të funksionojë. Britania e Madhe thjeshtë i ka lehtësuar të gjitha masat restriktive. Për rekomandime tona konkrete do të flasim gjatë kësaj jave”, tha Filipçe.

Ai tha se, kufizimi i protokolleve e kthejnë jetën në normalitet, ndërsa situatën momentale e vlerësoi si stabile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button