Avioni rus ka ndërprerë papritur konferencën e presidentit dhe kryeministrit nga vendet e NATO-s (VIDEO)

Një konferencë e përbashkët shtypi mes kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez dhe presidentit të Lituanisë, Gitanas Nuauseda në një bazë ajrore lituaneze u ndërpre kur avionët luftarakë spanjollë u ndeshën në ajër me një avion rus, raporton EN.

Konferenca, që po transmetohej direkt nga baza ajrore Siauliai, ku dy liderët po qëndronin përpara një avioni të ndalur, u ndërpre pas tre minutash kur pilotët vrapuan drejt mjetit dhe hipën në të.

Nauseda vazhdoi të fliste edhe pak, derisa ai dhe Sanchez u morën mënjanë, ndërsa podiumi dhe flamujt u hoqën për t’i hapur rrugë nisjes së avionit.

Avionët spanjollë, që ndodhen në Lituani në kuadër të një misioni të NATO-s për kontrollin e hapësirës ajrore baltike, u ngritën në ajër pas të dhënave se një avion luftarak ishte nisur nga rajoni rus i Kaliningradit. Pas nisjes së avionit, konferenca rifilloi.

“Sapo pamë një rast real të asaj që ndodh dhe që justifikon praninë e trupave spanjolle dhe 7 avionëve “Eurofighter” në Lituani”, tha Sanchez

Një zëdhënës i presidencës lituaneze deklaroi se kryeministri Sanchez dhe presidenti Nauseda nuk ishin asnjëherë në rrezik.

Shtatë avionë luftarakë spanjollë janë vendosur në bazën Siauliai që prej 30 prillit, për kontrollin e hapësirës ajrore baltike, bashkë me 4 avionë italianë të llojit “F-35”, që ndodhen në bazën ajrore estoneze Amari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button