Milani zyrtarizoi një blerje, synohet një fantazist dhe një sulmues

Sandro Tonali bëhet plotësisht futbollist i Milanit. Kuqezinjtë kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Brescian dhe kanë ushtruar të drejtën e blerjes së plotë të kartonit të mesfushorit të talentuar, i cili do të vijojë karrierën në Milano, pasi luajti rreth 36 ndeshje sezonin e kaluar, raporton SS.

Nga ana tjetër futbollisti 21-vjeçar ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë, fanellën e të cilëve do ta mbajë të veshur deri në verën e 2026-ës, teksa në një intervistë për Milan Tv nuk e fshehu kënaqësinë që tani është plotësisht pjesë e klubit të mirënjohur milanez.

E ndërkohë që në Milanello ka nisur grumbullimi dhe përgatitja për sezonin e ri, drejtuesit e klubit janë të angazhuar për të sjellë në dispozicion të Stefano Piolit të paktën edhe dy futbollistë, një fantazist për të marrë vendin e lënë bosh nga Calhanoglu dhe një sulmues që të jetë alternativa e parë e Ibrahimovic.

Për këtë Maldini ka nisur kontaktet me Realoin e Madridit, për të transferuar në Milano fantazistin spanjoll Isco, i cili ka luajtur shumë pak me Zidane në pankinë, por tani trajner është Ancelotti dhe do të jetë pikërisht ky i fundit që do të vendosë nëse do ta mbajë apo ta lërë të lirë të transferohet në Itali.

Sa i përket sulmit, prioritet mbetet francezi Olivier Giroud, i cili mund të blihet për një shifër simbolike dhe për më tepër, është nga të paktët futbollistë që mund të pranojë një rol dytësor, pra të luajë vetëm kur mungon gjiganti suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button