Elita 5, Dafina, Astriti, Nita, Shkëlzeni e shumë artistë tjerë për katër net do të japin muzikë e art në Gostivar

Qyteti i Gostivarit për katër net do të jetë mikpritës i shumë artistëve dhe artdashësve për shkak edicionit të tretë në “Park Festival”, transmeton Portalb.mk.

Aktivitetet në kuadër të këtij festivalit do të zhvillohen nga 29 korriku deri më 1 gusht në tri skena të ndryshme: Dandelion, Cloud stage dhe Joy Stage.

“Në katër netë, në tre skena të ndryshme muzikë pa fund dhe shumë energji!”, kështu e përkufizojnë këtë edicion organizatorët, duke e marrë parasysh se ky edicion rikthehet në formatin fillestar, pa tejkalimit të kufizimeve të pandemisë.

Qytetarët biletat për këtë festival do të mund t’i sigurojnë në pika të ndryshme në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Kumanovë.

Pjesë e edicionit të tretë pritet të jetë grupi Elita 5, Dafina Zeqiri, Superhiks, Ofkestra, Astrit Stafa me All Star Band, Zani Band, Shkëlzen Baftiari, Besarta Murtezani, Duo Guitar, Nita Reçi dhe Band, Jon Idi, Dina Jashari, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button