Me premierën e shfaqjes “Bregu i pikëllimit”, Teatri Shqiptar i Shkupit rifillon të shtunën punën në skenën amë

Teatri Kombëtar Shqiptar të shtunën do të hap dyert për publikun. Rihapja përkon me 71 vjetorit të Teatrit Shqiptar në Shkup, ndërsa rifillimi i punës së skenës amë do të hapet me premierën e shfaqjes “Bregu u pikëllimit”, nga Teki Dërvishit, në regji të Altin Bashës. Shfaqja do të jepet më 10 korrik, në orën 19:30 në formë të videoprojeksionit, shkruan Portalb.mk.

Për shkak të masave për mbrojtjen nga pandemia, do të shfrytëzohet vetëm 30 % i kapacitet të sallës, por publiku do të ndahet në disa faza dhe më 11 korrik do të jepet repriza e videoprojeksionit të “Bregut të pikëllimit, që do të jetë konkretisht për pjesën e stafit, kolegëve bashkëpunëtorëve të teatrit, pjesës reprezentative artistike, qoftë në vend apo qoftë edhe mysafirëve që mund të na vijnë nga jashtë. Më 12 korrik do të jepet premiera e hapur e shfaqjes “Lezetet e tradhtive bashkëshortore”.

Rikonstruimi i teatrit shqiptar filloi në vitin 2014. Gjatë kohës sa kanë zgjatur punimet, trupa e teatrit u zhvendos në një objekt tjetër.

Ndryshe, hapja solemne e Teatrit Shqiptar në Shkup që nga nëntori i vitit 2019, ishte në procedurën e pranimit teknik, që nënkupton dhënie të lejes për lëshim në përdorim të objektit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjes.

Teatri Shqiptar i Shkupit pothuajse 7 vite ka qenë nën rinovim. Lëshimi në përdorim i së njëjtës është shtyrë disa herë.

LEXO: Pas 7 viteve, Teatri Shqiptar i Shkupit më 10 korrik do të kthehet në shtëpi (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button