Qytetarët e Çairit me kritika për punën e kryetarit, Visar Ganiu (VIDEO)

Qytetarët e Komunës së Çairit kanë kritika sa i përket punës së kryetarit të kësaj komune, Visar Ganiu gjatë 4 viteve të qeverisjes së tij. Në një anketë të realizuar për Portalb.mk, ata kanë drejtuar kritika sa i përket mirëmbajtjes së hapësirave publike, parqeve, problemeve me parkingun si dhe me rrugët.

Ganiu në platformën e tij me të cilën ka garuar në zgjedhjet e kaluara lokale, ka nënvizuar se do të merret edhe me problemet e lartpërmendura, megjithatë një pjesë e qytetarëve, nuk janë të kënaqur me mënyrë e menaxhimit të deritanishëm me këto problematika.

Në pyetjen e Portalb.mk se me çfarë note prej 1 deri në 10 e vlerësoni punën e Ganiut, një pjesë e qytetarëve i kanë dhënë vlerësim mesatar, ndërsa një pjesë tjetër është shprehur se nuk është punuar sa duhet në këtë komunë.

Sa i përket rizgjedhjes së tij për kryetar të Komunës së Çairit, pjesa më e madhe e qytetarëve janë shprehur për ndryshim, duke shfaqur pesimizëm se rizgjedhja e Ganiu do të mund të ndryshonte diçka në këtë komunë.

Edhe pse kanë mbetur vetëm edhe disa muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, partitë politike në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë zyrtarizuar emrat e kandidatëve që do të garojnë në këto zgjedhje lokale. Por, kryetari aktual i Çairi, Visar Ganiu, në paraqitjet e tij publike në disa media në vend, ka shprehur gatishmërinë e tij për të kandiduar edhe për një mandat për kryetar komune.

Megjithatë, Ganiu, gjatë katër vite të mandatit të tij, nuk ka përmbushur një numër të konsiderueshëm të projekteve me të cilat fitoi votat e qytetarëve të Çairit.

Qendër Klinike për fëmijë, objekt i ri për qendër rinore, parkingje prapa bllokut banesor në bul. Nikolla Karev, parkingje në udhëkryqin Xhon Kenedi dhe Kemal Sejfulla dhe qarqe rrugore rr.Cvetan Dimov, janë disa nga projektet e premtuara të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, të cilat nuk janë realizuar për më shumë se tre vite, që kur ai ka ardhur në krye të kësaj. Ai po ashtu, premtoi se gjatë mandatit të tij, do të ndërtoj garazhe në kate, duke e paraqitur këtë si projekt i cili do të zgjidhte problemin e parkingut në këtë komunë, e cila është ndër komunat më të dendura në vend, por asnjëra nga garazhet e premtuar  nuk ka filluar të realizohet.

Portalb.mk në vazhdimësi ka shkruar për premtimet e parealizuara të Ganiut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button