Koncerti “Kuinteti Alegro” në Kërçovë promovoi këngët shqipe (VIDEO)

Redina Bekteshi, e lindur në Strugë, pas kryerjes së shkollës së mesme të muzikës, dega e flautit, diplomoi Shkollën e Lartë në Universitetin  e Tetovës. Me muzikë është marrë që e vogël. Redina ka qenë pjesëmarrëse në Ansamblin e Valles “Shpresa” – Veleshtë. Këtë javë Redina organizoi koncert me flauta në Kërçovë. Për Portalb, ajo foli për fillimet e saj në muzikë dhe për evenimentin e fundit që organizoi.

“Në fillim, instrument kryesor e kam pasur pianon. Pas ca vitesh kam zgjedhur flautin si instrument të dytë. Ka 10 vjet që merrem me flautin dhe besoj se kam bërë përzgjedhjen e duhur të instrumentit. Ëndërr e kam që me këtë instrument një ditë të luaj në Orkestrën e Vjenës  përkrah flautistëve të mëdhenj botëror, ndër ta, nga më të mirët, Emanuel Pahudd. Dhe, gjithashtu, do të kisha dashur te luaj përkrah profesorit tim të fakultetit, Strasho Temkov.” tha Redina.

Organizime koncertesh te ne, sipas Rudinës, nuk mungojnë, por, janë të pakta koncertet me vepra shqiptare. Një format të këtille ajo planifikon ta zgjerojë nga viti tjetër edhe me instrumente të tjera, me qëllim që të promovohet muzika shqipe.

“Idetë kanë qenë gjithmonë prezente  në mendjen time, por është dashur pak kohë për t’u realizuar. Unë kam organizuar  koncertin e parë vetë, me ndihmen e kolegeve, koncertin e flautisteve “Koncerti Kamertal i Flautave”, Koncertin e dytë radhazi ” Tingujt e Muzikes Klasike” dhe të tretin  “Kuinteti Alegro”. Por, këto koncerte janë vetëm fillimi.” u shpreh Redina.

Koncerti i fundit u mbështet nga Ministria e Kultures, i cili u aprovua  për Kërçovën dhe Strugën. Ata performuan në formacion kuinteti, me duon në flauta Redina Bekteshi dhe Flamure Abdullai, piano Rudina Bekteshi, violonçel Sara Sinani dhe kitarë Jetmir Mehmedi, i cili është edhe orkestrues i veprave shqiptare.

Mesazhi që Redina përcolli për të gjithë artistët e rinj është që ata të bëjnë sa më shumë muzikë për shpirtin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button