U sulmua ambasada amerikane në Irak

Disa raketa goditën të enjten në mëngjes Ambasadën Amerikane në Bagdad. Lajmi u bë i ditur nga burime të sigurisë irakiane. Ky është i fundit në një seri sulmesh ndaj bazave ushtarake dhe diplomatike amerikane, shkruan Zëri i Amerikës, transmeton Portalb.mk.

Raketat nuk arritën ta godasin ambasadën, por ranë diku gjetkë në atë që njihet si Zona e Gjelbër dhe e fortifikuar e Bagdadit.

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja në Irak tha të mërkurën se 14 raketa qëlluan një bazë që strehon personelin ushtarak amerikan në provincën perëndimore të Anbarit.

Zëdhënësi i koalicionit, koloneli i ushtrisë amerikane Wayne Marotto tha se raketat ranë në bazën ajrore Ain Al-Assad brenda perimetrit të saj dhe si pasojë pësuan dëmtimeve të lehta dy persona.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Irakiane Yehia Rasool e quajti sulmin me raketa një “sulm terrorist” dhe tha se “armiqtë e Irakut po vënë në shënjestër sigurinë e vendit, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve të Irakut”.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar milicitë e mbështetura nga Irani që veprojnë në Irak dhe Siri për një valë sulmesh ndaj trupave amerikane dhe objekteve ushtarake ku ato janë të vendosura.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price u tha gazetarëve në një konferencë të mërkurën se sulmet “janë tregues i kërcënimit që milicitë e mbështetur nga Irani paraqesin për sovranitetin dhe stabilitetin e Irakut”.

Ndërkaq, ushtria amerikane është përgjigjur me sulme ajrore që synojnë pozicionet e përdorura nga milicitë e mbështetura nga Irani. Pentagoni tha në fund të muajit të kaluar se sulmet e tij kishin për qëllim parandalimin e sulmeve në të ardhmen.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button