Ramadani dhe Vandeski, përfaqësues të RMV-së në Kampionatin Evropian në Tallin

Dy përfaqësues nga Maqedonia e Veriut do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Atletikës nën 23 vjeç, i cili fillon sot dhe do të mbahet deri më 11 korrik në Tallin të Estonisë. Ngjarjet kryesore do të zhvillohen në stadiumin “Kadriorg”.

Senad Ramadani është regjistruar për dy gara, kurse atleti 20-vjeçar garoi sot në kategorinë për 400 metra, ndërsa nesër (9 korrik) do të garojë në kategorinë për 200 metra.

Leonid Vandeski është gjithashtu në Tallin, dhe gara e tij është planifikuar për nesër (9 korrik) dhe ai do të garojë në 3.000 metra vrapim të shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button