Sergio Ramos futbollist i ri i PSG-së

Futbollisti spanjoll Sergio Ramos është zyrtarisht lojtari i ri i PSG-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç konfirmohet zyrtarisht në faqen zyrtare të klubit francez, Ramos nënshkroi kontratë me parisianët deri në vitin 2023.

Edhe Ramos gjithashtu konfirmoi transferimin në klubin francez në Twitter.

“Vendi më i mirë për të vazhduar ëndrrat, klubi më i mirë për të vazhduar fitoret. Do të luftojmë për të gjithë ju”, shkroi mbrojtësi spanjoll.

35-vjeçari me përvojë u largua nga Real Madrid këtë verë pas 16 vitesh.

Në karrierën e tij para se të bashkohej me Realin në vitin 2005, Ramos luajti për Sevillan.

Ai pesë herë është shpallur kampion spanjoll me Realin. Përpos kësaj, ai fitoi dy herë Kupën e Mbretit dhe katër herë Super Kupën e Spanjës. Me madrilienët ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve, tre Super Kupa të UEFA-s dhe katër herë Kupën Botërore të Klubeve FIFA.

Me kombëtaren e Spanjës u bë kampion botëror në vitin 2010, dhe kampion evropian në vitet 2008 dhe 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button