Infinity do të jetë titulli i ri i Assassin’s Creed

Ubisoft është duke zhvilluar atë që mendohet se është titulli Assassin’s Creed më ambicioz deri më sot, shkruan Pcworld.al.

Me emrin e koduar Assassin’s Creed Infinity, loja është aktualisht në zhvillim dhe do ti bashkohet Fortnite dhe Apex Legends me përditësime të vazhdueshme që ti mbajnë lojtarët të angazhuar.

Titujt e fundit të lojës mëse 14 vjeçare kanë qenë shumë të mëdha. Titulli më i fundit, 2020 Assassin’s Creed Valhalla merrte lehtësisht 100 orë të plota për tu eksploruar.

Lojtarët duhet ti përkushtoheshin me orë të tëra lojës duke kompletuar çdo kapitull. Ngjarjet do të zhvillohen në një periudhë të vetme historike siç ka ndodhur me lojërat e tjera Assassin’s Creed.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button