EURO 2020, penaltia e dyshimtë nuk lejoi që gjysmëfinalja Angli- Danimarkë të vazhdojë në penalti

Anglia dhe Danimarka në gjysmëfinalen e EURO 2020 provuan të sigurojnë një biletë për në finalen e 11 korrikut. Ndeshja mbaroi me rezultat 1-1 në kohën e rregullt, ashtu që fituesi i biletës u përcaktua pas vazhdimeve (2-1), transmeton Portalb.mk.

Në minutat e para të ndeshjes anglezët u shfaqën më kërkues, por pa ndonjë rast konkret, deri në minutën e 30-të, kur danezi Damsgaard nga distanca përmes një gjuajtjeje të fortë kaloi në epërsi Danimarkën 0-1. Nuk zgjati epërsia shumë, pasi kapiteni danez Kjaer shënoi një autogol, duke mundësuar barazimin e rezultatit.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, të dy ekipet filluan të kalkulojnë më shumë, duke mos krijuar shumë raste, ashtu që 90-të minutat e rregullta mbaruan në barazim 1-1.

Në pjesën e parë të vazhdimeve, Steling e nxori një penalti të dyshimtë, penalti përmes së cilës Kane shënoi për t’i mundësuar një fitore tepër të nevojshme Anglisë.

Anglia do të mat forcat me Italinë në finalen që do të zhvillohet më 11 korrik në Uembli të Londrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button