Të rinjtë deri 35 vjeç mund të aplikojnë për Çmimin e Vitit në vlerë prej 100 mijë denarë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut deri më 1 shkurt të vitit 2022 do të mbajë të hapur konkursin për të aplikuar të rinjtë për Çmimin e Vitit, vlera të cilit është 100 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

Të rinjtë që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut mund të aplikojnë përmes punimeve të tyre origjinale në fushën e makrekonomisë, bankave dhe sistemit bankar. Përmbajtja e punimit duhet të ketë lidhshmëri edhe me ekonominë e vendit, ndërsa nuk duhet të tejkalohen mbi 80 mijë karaktere.

“Një autor ka të drejtë të dorëzojë vetëm një punim. Punimet dorëzohen në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze”, sqarojnë nga Banka Popullore, duke theksuar që pranohen edhe punimet që janë publikuar pas 1 janarit të vitit 2020.

Banka do të shpërblejë me 100 mijë denarë punimin më të mirë, por nëse punimi tjetër është afër cilësive të punimit të parë, mund të shpërblejë edhe punimin e dytë me 50 mijë denarë. Megjithatë, nëse asnjë punim nuk i përmbush kriteret për vendin e parë, Këshilli për vlerësim mund të mos e ndaj çmimin prej 100 mijë denarë.

Në këtë konkurs të drejtë pjesëmarrje nuk kanë të punësuarit në Bankën Popullore dhe anëtarët e Këshillit në Bankën Popullore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button