Në Maqedoninë e Veriut brenda vitit është rritur kostoja e jetesës dhe çmimet me pakicë, veçohet vaji për 30% dhe karburantet për 55%

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve në Maqedoninë e Veriut po shënojnë rritje, ashtu që brenda një vitit kemi rritje të çmimeve me pakicë për 4 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i kostos së jetesës në qershor 2021, krahasuar me qershorin e 2020, është vërejtur rritje me 2.7 %, dhe tek indeksi i çmimeve me pakicë është vërejtur rritje me 4.0%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me muajin paraprak, në qershor të këtij viti është shënuar rritje e çmimit të konsumit për 0.5%,n dirsa për çmimet me pakicë 0.9%.

Në krahasim me vitin e kaluar, rritje është regjistruar në transport për 9.3%, restorante dhe hotele për 6.3%, në strehim, ujë, energji elektrike, gaz e karburante për 4.3%, ndërkohë ulje është regjistruar vetëm në komunikim për 0.5%.

Në pjesën e ushqimeve rritje më e madhe është vërejtur në vajra dhe yndyra për 30.8% në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në energji kemi rritje të karburanteve të lëngshme për 55.4%,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button