Aktakuzë ndaj ish-ministres në Kosovë dhe katër të tjerëve

Pjesë e kësaj aktakuze është ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, sekretari i asaj kohe në këtë ministri, Demush Shasha dhe zyrtarët Nuhi Osmani, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa, udheheqes i Divizionit te Prokurimit.

Aktakuza dyshohet se është ngritur shkak të kontratës “Shërbimet të Konsulences Ndërkombëtare per nevojat e Ministrise se Integrimit për vitet 2015, 2016, 2018. Nga firma që atëherë e kishte fituar tenderin, Majorele pr event 2018.

I kontaktuar nga KOHA, Shasha ka thënë se ai kishte refuzuar ta nënshkruante këtë kontratë dhe fillimisht ishte kontaktuar si dëshmitar.

“Unë këtë kontratë kam refuzuar ta nënshkruaj dhe jam larguar për shkak se kam refuzuar të nënshkruaj një kontratë të tillë. Kam dhënë deklaratë si dëshmitar në Polici, po ashtu si dëshmitar kam dhënë deklaratë në Prokurori. Javën e kaluar më kanë thirrur papritmas që të jap deklaratë edhe si i pandehur edhe atë e kam bërë. Tash po e shoh lajmin që qenka ngritur aktakuzë”, ka thënë ai për Kohën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button