U arrestuan dy persona pas bastisjes së shtëpisë së tyre në Shkup

Policia e Maqedonisë së Veriut sot ka arrestuar dy banorë në Hasanbeg të Shkupit, pas një bastisjeje të kryer me urdhër të Gjykatës Penale, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë bastisjes me urdhër të gjykatësi paraprak i Gjykatës Penale në Shkup në shtëpinë dhe hapësirat tjera tek dy personat, janë gjetur sasi të kanabisit dhe eksplozivëve”, raportojnë nga Policia.

Raportohet që i arrestuar është 67 vjeçari N.R. i dyshuar në bazë të nenin 396 nga Kodi Penal dhe 33 vjeçari Z.D. në bazë të nenit 215, për të cilët Prokuroria do të paraqesë padi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button