Qytetarët i aktivizuan inspektorët e mjedisit, raportime në masë për ndotje përmes onlajn platformës

Mbi 300 raporte të ndotjes së mjedisit kanë paraqitur qytetarët brenda më pak se pesë muajve që ekziston onlajn platforma e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor. Zelli i qytetarëve ka rezultuar në më shumë se dyfishim të numrit të inspektimeve emergjente të kryera nga inspektorët në të gjitha rajonet e vendit. Janë gjobitur më shumë kompani, janë lëshuar vendime për ndalim të punës dhe u morën disa vendime për masa parandaluese për përsëritjen e ndotjes. Deri më tani, më së shumti janë raportuar ndotje të ajrit, për çka janë pranuar 97 ankesa, pastaj për deponi ilegale dhe djegie të deponive – 43 dhe ndotja e lumenjve – 36 ankesa. Qytetarët janë ankuar edhe për zhurmë të tepërt, hedhjen e mbeturinave ndërtimore, prerjen e pemëve dhe të ngjashme. Shumica e ankesave për inspektorët erdhën nga rajoni i Shkupit – 103, ndërsa më së pak nga Pellagonia, vetëm 16.

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për mjedis jetësor, Ana Petrovska thotë se ata janë të kënaqur me efikasitetin e veglës, që u ndihmon të jenë në hap me atë që ndodh në terren dhe të reagojnë me kohë.

“Qëllimi i onlajn platformës ishte të lehtësohet komunikimi ndërmjet qytetarëve dhe inspektorateve, si dhe të krijohet një kanal për komunikim të drejtpërdrejtë me Inspektoratin shtetëror. Nga gjithsej 311 ankesa të raportuara, 82 kanë qenë për inspektorët e ISHM-së, ndërsa dhe 202 për inspektorët e autorizuar. Inspektorati shtetëror në mënyrë të pavarur ose në koordinim me inspektor të autorizuar ka shkuar në terren në më shumë se gjysmën e rasteve të raportuara, 145, 67 ankesa janë përcjellë deri te inspektori të autorizuar ose tjetër sepse nuk ka pas bazë ligjore për veprim të ISHM-në, ndërsa 27 kanë qenë raporte anonime ose të pabazuara”, thotë Petrovska.

Raportimi i problemeve mjedisore ka katër opsione të ndryshme, të dërgohet mesazh përmes faqes në Facebook të Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor, mesazh në e-mail adresën [email protected] , ueb-faqen www.sei.gov.mk dhe përmes fushës “raporto” në e-hartën e ndotësve www.mapanazagaduvaci.mk. Nga mundësitë e ofruara, qytetarët më së shpeshti e kanë zgjedhur faqen e inspektoratit në Facebook, nëpërmjet të cilës kanë pranuar 180 raporte, pastaj ueb-faqen e inspektoratit me 63 dhe e-mail adresën ku kanë pranuar 41 ankesa për ndonjë problem mjedisor. Në raport, qytetarët duhet të përshkruajnë shkurtimisht problemin që e raportojnë, të tregojnë vendin ku e kanë vërejtur ndotjen, nëse mund të dërgojnë një fotografi ose video dhe të lënë të dhënat e tyre, në mënyrë që inspektorët të mund t’i kontaktojnë ata dhe t’i informojnë për atë që është ndërmarrë pas raportimit.

Petrovska thotë se numri i ankesave për inspektorët është rritur në krahasim me periudhën kur kjo vegël nuk ekzistonte, e dëshmi për këtë janë numri i shtuar i inspektimeve të jashtëzakonshme.

“Vitin e kaluar ka pasur mesatarisht 12 inspektime të jashtëzakonshme në muaj, ndërsa këtë vit rreth 30, gjegjësisht,  deri më 22 qershor janë realizuar 153 inspektime të jashtëzakonshme qershor. Si rezultat, u lëshua ndalim i përkohshëm për të punuar në një bazë asfalti, u lëshuan urdhra pagese dhe u urdhërua heqja e vendeve që kanë grumbulluar skrap pa leje, u përgatit një procesverbal për marrëveshje me një fermë derrash, janë lëshuar numër i madh vendimesh me obligime për të aplikuar masa për zvogëlim të ndotjes. Prandaj, vegla për raportim u tregua si shumë efikase për zbulim të ndotjes”, tha Petrovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button