‘Mexhlis’ komitësh e kaçakësh

Pas ngjarjeve të 24 dhjetorit, kur përfaqësuesit e opozitës të bllokut politik maqedonas, nga organi më i lartë përfaqësues – Kuvenidi i Republikës së Maqedonisë, u nxorrën me dhunë të ushtrauar nga policia e shtetit, dhe pas bojkotit që i’a bëjnë këtij organi dhe paralajmërimit se do t’i dorëzojnë edhe mandatet e fituara nga zgjedhësit, mbetja në KUVEND e dy partive politike opozitare shqiptare PDSH-së dh RDK-së, nuk mund të thuhet se është tradhëti nacionale, por, lirisht mund të thuhet se është, dhe do të mbetet tradhëti e pricipeve themelore të demokracisë dhe të shtetit demokratik.

Në këtë rast nuk do të merrem me Bashkimin Demokratik për Integrim, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar me diktatorin Gruevski, ngaqë kjo forcë politike, ka kohë që e ka humbë rrugën në oborr të vet. Dhashtë zoti e, e gjenë….?!

Dy forcat politike opozitare shqiptare PDSH dhe RDK, me këtë veprim të tyre, duke u shtirë se janë duke e luajtur rolin e opozitës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë duken qesharake, dhe mbi të gjitha duken si dy bajrak në konak të huaj, nga i cili vazhdimisht del tym e villet vrerë kundër shqiptarëve. Me këtë, nuk kërkoj që forcat politike opozitare të shqiptarëve t’i bëhen krah Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë, por, këtë krah duhet t’ia japin DEMOKRACISË, e cila pa opozitën, duket si ajo familja e çarë dhe përçarë, në kuadër të së cilës, njërit nga familjarët i ka ndodhur një mortje, e pjesëtarët tjerë të të njejtës familje gjatë ceromonisë së mortjes së anëtarit të familjes së vet, bëjnë darsëm. Kjo është turp!

Ju, në momentet më delikate, por edhe më të përshtatshme, në vend se të ndihmoni që forca politike maqedonase, e cila u ngritë në skenën politike duke pre kthetrat e shqiponjave dhe duke kërkuar “????? ?????? ?? ?????????“  ju shkoni dhe i bëheni krah. PSE?!

Këtë, mesiguri do të mundoheni të na e sqaroni me atë se, pjesëmarrja juaj në Kuvend vin si rezultat i kërkesës së faktorit ndërkombëtarë, normalisht, ashtu si që jeni arsyetuar gjithmonë në situata të këtilla. Kjo, edhe mund të jetë kështu, por, ne këtë nuk e dimë?!  Por, edhe sikur t’u kenë thënë kështë faktori ndërkombëtarë, kjo punë ska lidhje me ata, ngaqë atyre që vinë nga vendet me demokraci të zhvilluar parlamentare, nuk u ka hije, dhe nuk u ngjanë  që t’u thonë juve dilni nga Kuvendi.

Këtë, ngaqë askush nuk e ka të drejtën që juve t’u nxjerr nga organi përfaqësues, përveç atyre që ju kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar në atë organ.  Këtë, se a duhet të dilni, apo të mbeteni në Kuvend, duhet ta matni vet. Dhe normalisht, haptas duket se ju keni vendos që të mbeteni aty, e çka mendojnë zgjedhësit e juaj, këtë nuk e dimë as ne, e as ju?! Kjo mbetet të shihet.

Mirëpo, ne si votues, si elektrorat, e kemi të drejtë t’iu pyesim se ju, a mund ta luani rolin e opozitës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, pa prezencën e LSDM-së? Këtë ju mund të na e shpjegoni edhe ndryshe, dhe mund të mundoheni të na bindni se ju jeni opozita, por, kësaj nuk i besojnë ata të cilët u kanë zgjedhur për përfaqësuaes të tyre. Me këtë mënyrë të veprimit politik, brenda këtyre 22 viteve të jetës pluraliste në këtë vend, e kemi pa dhe e kemi ndjerë shumë herë, se pesha reale politike e faktorit politik shqiptar në institucionet e sistemit, ka qenë dhe ka mbetur zero.

Duke e patur parasyshë këtë, në kushte kur ju realisht nuk mund ta luani rolin e opozitës në Kuvend, organi përfaqësues në të cilin përfaqësohemi ne si qytetarë-votues, mua më duket se është duke funksionuar si Kuvend kaçakësh e komitësh, me t’vetmin qëllim që ta zgjatni jetën tuaj në skenën politike të këtij vendi.
Ju edhe mund të vazhdoni të funksiononi në këtë mënyrë, duke miratuar ligje e duke zgjedhur bartës të funksioneve publike të organeve kushtetuese e shtetërore, por duhet ta keni të qartë se, ligjet e tilla mund të rregullojnë raportet shoqërore të komitëve dhe kaçakëve të maleve, por jo ligje me të cilat rregullohen raportet e jetës shoqërore, të një shoqërie e cila pretendon të jetë pjesë e strukturave Euroatlantike.

Pyetje tjetër e cila mund të parashtrohet me këtë rast, mund të jetë edhe pyetja për faktorin ndërkombëtar, pas të cilit ju vazhdimisht fshiheni duke i’a larë kokën me akull se, ju jeni duke punuar për integrimet Euroatlantike? Mirëpo, përgjigja më e saktë e kësaj pyetje është ajo se ju, këtë e bëni vetëm e vetëm, që faktorit ndërkombëtar t’ua merrni donacionet të cilat ata i donojnë për reformimin e institucioneve të shtetit, të cilat kanë nis të qelben që nga koka, e në anën tjetër vazhdimisht punoni kundër integrimit të Republikës së Maqedonisë në këto organizma. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button