Për një zhvillim të qëndrueshëm, mësimet që duhet nxjerrë

Për më tepër, Agjenda 2030 zhvillim të qëndrueshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), përfshin zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe integron gjithashtu qëndrueshmërinë e mjedisit. Sot ne shohim se bota po përballet me sfida të mëdha, duke filluar me varfërinë ekstreme, ndryshimin e klimës, degradimin e mjedisit dhe krizat shëndetësore. Në botën e globalizuar, është provuar se asnjë shtet nuk mund t’i zgjidhë këto probleme vetë. Është arsyeja pse ata duhet të veprojnë së bashku, përkatësisht, shtetet, partnerët socialë dhe individët.

Ndryshimet në shoqëri në proces dhe në të ardhmen, veçanërisht në lidhje me plakjen e popullsisë, migrimi, mënyra e jetesës, paraqesin sfida të mëdha për të siguruar mbulimin e nevojave themelore (ushqim, strehim, qasje në kujdesin shëndetësor). Duke pasur parasysh se askush nuk është imun ndaj ndërprerjeve, ndryshimeve, në jetën e tyre, është e rëndësishme të sigurohet që të gjithë të kenë një jetë të denjë.

Kështu, ndër objektivat e Agjendës 2030, figuron objektivi i parë që synon, si me luftuar varfërinë, varfërinë zero në të gjithë botën! Aktualisht në botë ka 55% të popullsisë pa ndonjë mbrojtje sociale e cila dëshmon se varfëria vazhdon të jetë prezente në planetin ton. Pyetja është si me ju qasë këtij fenomeni? Kalimthi, meriton të theksojë se sigurimet shoqërore të bazuara në asistencën sociale bazike ndihmojnë luftën kundër varfërisë edhe pse ky nuk është qëllimi i tyre në vetvete.

Kështu, për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse, për të mos lënë askënd jashtë, duhet luftuar të gjitha format e varfërisë dhe eskluzivitetit. Kjo është një sfidë që kërkon vëmendje të veçantë për ata për të cilët qasja në tregun e punës dhe autonomia financiare është më e vështirë, veçanërisht për të rinjtë, të moshuarit, të papunët, punëtorët senior, punëtorët e varfër (working poors) dhe migrantët.

Zhvillim i qëndrueshëm synon, së pari, që secilit individ duhet t’i garantohet të ketë një projekt jetësor, përfshirë edhe atë profesional. Pastaj, është e arsyeshme të investohet në arsimim të vazhdueshëm pse jo në të mësuarit gjatë gjithë jetës. Në vazhdim, duhet t’i lejojmë ata që dëshirojnë të qëndrojnë më gjatë në tregun e punës të bëjnë një karrierë. Së fundmi, sinergjia midis partnerëve publikë dhe privatë është thelbësore për të zhvilluar rritjen ekonomike dhe një treg të qëndrueshëm të punës. Si rezultat, kjo do të lejonte një kthim më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm në punësimin e plotë dhe një ekuilibër financiar të sigurimeve shoqërore nga i cili të gjithë do të përfitonin, ndihma financiare për të përmbushur nevojat e tyre themelore. Për më tepër, kjo ndihmë do të duhet të shërbente si trampolinë për të dalë nga varfëria dhe për të çrrënjosur varfërinë ekstreme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button