,,Çipi” i vaksinës anti-kovid është një bar kod për vetë vaksinën dhe nuk i injektohet pacientit

Për shkak se autori i postimit nuk ka dashur ose nuk e ka kuptuar atë që thuhet në video kronikën që  ia ka bashkëngjitur tekstit të tij, publikut i plasohet një dezinformatë se me vaksinat anti-kovid ekziston mundësi që në trupin e njeriut të injektohet çip, shkruan Vërtetëmatësi.

Recenzojmë një postim në Facebook në të cilin pretendohet se ekziston mundësi teknologjike që në vaksinën kundër Covid – 19 të vendoset një çip, gjë kjo që paraqet një dezinformatë të plotë.

Nëse pyeteni vallë a ekziston mundësi teknologjike për të vendosur çip tek vaksinat?

Përgjigjja është Po, tashmë ekziston një teknologji e tillë! Dhe po, në SHBA tashmë kanë pasur vaksina të tilla, por kanë qenë zgjedhore. Çfarë do të thotë kjo zgjedhore nuk e di, me një fjalë, e merr ai që do që ta marrë?, thuhet në postim.

Nëvazhdim të postimit është vendosur një link i një video kronike të CBN News, nga data 30 maj të vitit 2020. Në të flitet për atë se si vaksina mund t’i jepet popullatës së gjerë sa më shpejtë, gjegjësisht vaksinimi të jetë më masovik. Bashkëbisedues i gazetares është drejtori i kompanisë amerikane Api Ject, Jay Walker. 

Ai thotë se kompania dhe administrata e ish-Presidentit Donald Trump kanë hyrë në një partneritet publik-privat, që ka për qëllim që deri në fund të vitit 2020 të ketë të paktën 100 milion doza të vaksinës gati për injektim (nga sekonda 39 deri në sekondën e 50 të video kronikës) .

Nga minuta e parë dhe sekonda e gjashtë e kësaj video, drejtori i kompanisë thotë se secila prej shiringave ka mundësinë të ketë një çip unik me një numër serik, i cili është unik për secilën dozë të aplikuar. Drejtori i Api Ject shton se ky çip, i cili është opsional, ka për qëllim të sigurojë që dozës të mos i skadojë afati dhe që vaksina nuk është e falsifikuar.

Në minutën 1 dhe 20 sekonda të videos ai shton:

Çipi i referohet vetëm dozës, nuk ka të dhëna personale për pacientin. Ai thjesht vepron si një bar kod që na tregon se kur dhe ku është përdorur ajo dozë. Gjithashtu i ndihmon edhe profesionistët shëndetësorë që të dinë nëse janë vaksinuar numër i mjaftueshlm i njerëzve në një zonë të caktuar. Kjo teknologji është opcionale dhe Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë vendosur nëse do ta përdorin atë, përfundon Walker (1 minutë e 48 sekonda e videos)

Api Ject është një kompani që merret me mbushjen e shiringave mjekësore me vaksina të prodhuara paraprakisht. Arsyeja se pse disa vende më të pasura mund t’ia lejojnë vetes shërbimin që një kompani t’ua mbushë shiringat, është se në këtë mënyrë dozat mund të administrohen më lehtë dhe më shpejt.

Nga biseda me drejtorin e kompanisë është e qartë se ajo ofron një mundësi për një çip, dmth një bar kod, që mundet por që nuk është e domosdoshme të vendoset në vetë shiringën, i cili do të mund të sigurojë informacion për atë se kur dhe ku është administruar doza dhe kur është mbushur shiringa pa u injektuar çipi në trupin e pacientit. Pra, nuk bëhet fjalë për një çip që do të injektohet brenda, por për një bar kod ose një çip që ndodhet në shiringë dhe roli i të cilit është të  konfirmojë që doza është përdorur, se vaksina është origjinale dhe për të dhënë informacione sa njerëz në një zonë të caktuar tashmë janë vaksinuar.

Punonjësi shëndetësor do të përdorte një aplikacion në telefonin e tij celular për ta parë këtë informacion ose për ta futur atë në sistem. E gjithë kjo do të bëhej pa përdorur ndonjë të dhënë personale të pacientit. Informacionet në këtë aplikacion do i referohen vetëm dozave dhe shiringave, dmth. vaksinave, dhe jo njerëzve.

Prandaj, insinuata që çipi mund të injektohet është e pavërtetë:

,,… çfarë do të thotë kjo zgjedhore nuk e di, me një fjalë, e merr ai që do që ta marrë…?” – thuhet në postimin që po recenzojmë.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ekziston një mundësi e tillë, dmth. janë punonjësit  shëndetësorë ata që i mbushin shiringat para se ta imunizojnë pacientin, me përjashtim të vaksinave kineze që janë të mbushura paraprakisht.

Doza e vaksinës është më pak se një mililitër. Doza standarde e „Pfizer“ përmban 0.3 mililitra. Ky nuk është vëllim i mjaftueshëm në të cilin domund të vendosej një mikroçip, qoftë edhe nëse dikush dëshiron të bëjë diçka të tillë. Kjo u konfirmua gjithashtu nga kontrolluesit e fakteve nga Australia të cilët u morën me këtë çështje:

Dimensioni i brendshëm i gjilpërës është 0.3 mm. Çipi do të duhej të ishte më i vogël se kaq që të mund të parandalohej ngecja e tij. Unë mendoj se nuk është e mundur, veçanërisht sepse duhet të instalohet edhe një transmetues. Që mikroçipi të mund të kalojë nëpër këtë gjilpërë vaksinimi, do të duhet të jetë më pak se dhjetë e mijta e milimetrit, shkruajnë verifikuesit e fakteve nga Australia.

Për shkak se autori i postimit nuk e ka kuptuar mënyrën se si funksionon kompania Api Ject, gjegjësisht nuk e ka përcjellë përkthimin kryesor të intervistës me drejtorin Walker në një mënyrë të besueshme, ai në fakt përcjell edhe dezinformatë se vaksina përmban një çip që mund të injektohet në trup. Çipa ka, por janë në sipërfaqen e shiringës dhe ato i referohen dozës, cilësisë së tyre dhe thjesht shërbejnë për të mbajtur evidencë kur administrohet një dozë dhe çfarë mbulimi me vaksinim ka në një zonë të veçantë. Drejtori i Api Ject krahason teknologjinë e çipit me një bar kod dhe siguron që ai nuk mund të jetë bartës i të dhënave personale të personit që pranon vaksinën. Është e qartë që çipi nuk injektohet në trupin e personit që e pranon vaksinën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button