Vaksina kundër COVID-19 nuk është vdekjeprurëse për moshat mbi 65 vjeç

Në rrjetet sociale është përhapur një informatë me të cilën pretendohet se si pasojë e vaksinimit “do të ndërrojnë jetë mbi 90% e popullsisë të moshës mbi 65 vjeçare”. Ky pretendim përveç se është i pavërtetë është edhe shumë shqetësues për opinionin. Personi i cili ka bërë këtë pretendim është një figurë kontroverse që merret me teori konspirative dhe ka gjetur hapësirë televizive në disa media. Pretendimet e tilla vlerësohen si dashakeqe dhe mjegullim i së vërtetës nga mjekët.

Përmbajtja që recensojmë është një produkt mediatik i shpërndarë në rrjetet sociale më 15 maj 2021. Përmbajtja e tekstit bazohet në komentet që ka bërë Alfred Cako në një emision televiziv. Në tekst pretendohet se vaksina kundër COVID19 do i sjell vdekjen 90% të personave mbi 65 vjeç.

Teksti i cili ka shumë mangësi teknike dhe drejtshkrimore fillon me fjalët:

Mbi 90% e personave mbi 65% që va’ksin’ohen do të ndrr ojne je te thote Alfred Cako. Cako tha në rubrikën “Rrethi Katror” në Top Channel, se 6 persona kanë vd’ek’ur sapo kanë bërë ate. DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE.

Screenshot nga lajmi që recensojmë

Për të sqaruar opinionin, duhet të theksojmë se Alfred Cako është një figurë kontroverse nga Shqipëria të cilit, për arsye të caktuara të interesave mediatike, i është mundësuar hapësirë mediatike për të folur rreth pandemisë globale COVID19. Komentet e Cakos nuk bazohen në burime të verifikuara shkencore por në teori konspirative. Nuk është hera e parë që komentet e Alfred Cakos krijojnë huti në opinion.  Vërtetmatësi.mk edhe më herët ka demistifikuar artikuj të ndryshëm të shpërndarë në mediat online duke u bazuar në teoritë konspirative të Cakos.

Duke pasur parasysh përmbajtjet dezinformuese që shpërndahen në rrjetet sociale, mjekët bëjnë apel tek qytetarët besojnë vetëm në fakte shkencore dhe jo në lajme të shpërndara nga persona jo-relevantë..

“Duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm se zbulimi i vaksinës nxori dritë në fund të tunelit që shkaktoi pandemia COVID 19. Qëllimi i vaksinimit është të mbrojë popullsinë mbi të gjitha nga sëmundje serioze të mushkërive, me qëllim të shndërrojmë koronavirusin deri në një mas sikur grip sezonal”, deklaroi mjeku Adhurim Fazliu.

Pretendimet se vaksina do të vrasë 90% të popullsisë mbi 65 vjeç, mjeku Fazliu i quan “lajme” dashakeqe. Mjeku konfirmoi për redaksinë tonë se nuk ekziston asnjë burim shkencor që mbështet një pretendim të tillë.

“Prandaj lajmet se kinse 90% e popullsisë mbi 65 vjeç do të vdesin janë totalisht të pavërteta dhe dashakeqe.
Nuk ekziston asnjë burim shkencorë që pohon një lajm të këtillë dhe ekzistojnë vetëm disa raste të izoluara me pasojë vdekjen tek personat që janë vaksinuar. Duhet të besojmë në fakte shkencore e jo në lajme senzacionale të pabaza që shkaktojnë shtrembërim dhe mjegullim të së vërtetës.

Qëllimi i vaksinës

Vaksinat COVID-19 nuk janë eksperimentale. Ata kaluan nëpër të gjitha fazat e kërkuara të provave klinike. Testimi dhe monitorimi i gjerë ka treguar që këto vaksina janë të sigurta dhe efektive. Qëllimi i çdo vaksine anti-COVID-19 është të përgatisë sistemin imunitar të trupit tuaj për të prodhuar grimca që luftojnë infeksionin, të njohura si antitrupa, të cilat janë në gjendje që ta sulmojnë pikërisht virusin SARS-CoV-2 ose ndonjë përbërës më të vogël të tij. Për ta arritur këtë qëllim gjatë përpunimit të vaksinës janë përdorur një larmi metodash të ndryshme shkencore.

Në frazën e fundit të tekstit jepet një teori absurde se si planifikohet të bëhet selektimi i personave që “nuk duhet të jetojnë më”.

“Kur të bëhet vak si na, duhet të nënshkruash. Ajo ka një numër serie. Bëhet llogaritë me kompjuter, sa do ta lëmë këtë, deri në 65 vjeç, nuk na duhet më. Ndiqni videon me poshte:”

Çfarë dimë për efikasitetin e vaksinave?

Studimet shkencore tregojnë se vaksinat anti COVID-19 janë efektive në parandalimin e infektimit me COVID-19. Pranimi i cilësdo vaksine lehtëson simptomat e virusit edhe në rastet kur personi i vaksinuar sëmuret nga COVID19.

Vaksinat COVID-19 e mëson sistemin tonë imunitar se si ta njohin dhe luftojnë virusin që shkakton COVID-19. Zakonisht duhen 2 javë pas vaksinimit që trupi të krijojë mbrojtje (imunitet) kundër virusit që shkakton COVID-19. Njerëzit konsiderohen të vaksinuar plotësisht 2 javë pas dozës së tyre të dytë të vaksinave.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button