EURO 2020, shënuan dy juventinët në ndeshjen Itali – Spanjë, por njëri gaboi në penallti për ta eliminuar ekipin e tij

Gjysmëfinalja mes Italisë dhe Spanjës ku u ndeshën 11 futbollistët më të mirë të tyre, mbaroi me rezultat 1-1 në minutat e rregullta, ndërsa fituesi u përcaktua përmes penalltive (4-2), transmeton Portalb.mk.

Ndeshje e ekuilibruar vërehej në minutat e para të ndeshjes, pa aksione konkrete, por spanjollët e qarkulluan topin më shumë në mesfushë.

Bomba e Chieses e kaloi Italinë në epërsi, 1-0. Por, lojtari tjetër i ekipit të Juventusit, Morata shënoi për Spanjën për të barazuar, rezultat i cili ngeli deri në minutën e 90-të.

Në dy pjesët e vazhdime përsëri nuk pati gola, ashtu që ndeshja vazhdoi në penallti. Lokaletilli nga Italia, ndërsa nga Spanja gaboi Olmi dhe Morata, ashtu që rezultati i penalltive mbaroi (4-2).

Italia do të sfidohet në finalen e 11 korrikut nga fituesi i ndeshjes mes Anglisë dhe Danimarkës, ndeshje e cila luhet nesër prej orës 21:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button